Friday, May 2, 2014

Ai do që për shkak të argumenteve të tij, ne të braktisim atë që Xhibrili ia solli Muhamedit salallahu alejhi ue selem


Ai do që për shkak të argumenteve të tij, ne të braktisim atë që Xhibrili ia solli Muhamedit salallahu alejhi ue selem

Imam Is'hak Ibn Isa, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''E kam ndëgjuar Imam Malikun duke e kritikuar argumentimin në fe, duke thënë:
''Sa herë që dikush vjen (me pretendimin, sh.p.) se kush mund të argumentojë (debatojë) më mirë se një tjetër, ai do që ne të braktisim atë që Xhibrili ia solli Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), (për shkak të argumenteve të tij).''1

Burimi: ''Sheref As'hab El-Hadith'', 5, nga Imam Hatib El-Bagdadi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Është një fatkeqësi që në çdo kohë nga koha e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem, e edhe në kohën tonë fatkeqësisht, mund të shohim njerëz të cilët jetojnë nga debatet për çështje të qarta të cilat i ka sqaruar Allahu subhanehu ue teala në Kur'an, i Dërguari salallahu alejhi ue selem në hadithe, dhe dijetarët e Ehli Sunnetit në thëniet dhe librat e tyre.
Dhe prap, shohim se si Pasuesit e Bidateve nuk mjaftohen me argumentet e qarta dhe shpjegimet e dijetarëve të Ehli Sunnetit, por mundohen që nëpërmjet debateve dhe 'argumentimeve' të tyre të mbrojnë besimin e tyre të devijuar.
Të tillë ka të shumtë në këtë kohë, që disa prej tyre pretendojnë se janë njerëz të dijës (hoxhallarë), megjithatë të tillët i japin përparësi logjikës para argumentit (të saktë), dhe kjo tregon haptazi se ata ndjekin një rrugë të devijuar, në të cilën rrugë nuk kanë qenë as i Dërguari salallahu alejhi ue selem, as sahabët e tij, e as dijetarët e drejtë pasues të sunnetit.
Dhe sërish i gjen ata (Pasuesit e Bidateve) duke i sulmuar Pasuesit e Sunnetit, dhe duke shpifur mbi ta për çështje që janë të qarta dhe të argumentuara në Kur'an dhe Sunnet. Allahu subhanehu ue teala, i udhëzoftë të tillët. (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment