Friday, May 30, 2014

Mos u mashtroni nga ai i cili e reciton Kur'anin dhe nuk vepron sipas tij


Mos u mashtroni nga ai i cili e reciton Kur'anin dhe nuk vepron sipas tij

Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Mos u mashtroni nga ai i cili e reciton Kur'anin, sepse ajo është vetëm fjalë që ne shqiptojmë.
Përkundrazi, shikoni në atë i cili vepron sipas tij (Kur'anit).''

Burimi: ''Iktida El-Ilm El-Amel'', nr.109, nga Imam Hatib El-Bagdadi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, May 29, 2014

Kush jam unë dhe çfarë jam unë?!


Kush jam unë dhe çfarë jam unë?!

I është thënë Imam Ahmedit, Allahu e mëshiroftë: ''Allahu të shpërbleftë për të mirën që ke (bërë) për Islamin.''

Ai tha: ''Më saktë, Allahu ka (bërë) mirë për mua nëpërmjet Islamit. Kush jam unë dhe çfarë jam unë?''1

Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'', 11/225, nga Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Allahu subhanehu ue teala, e mëshiroftë Imamin e Sunnetit, Ahmed Ibn Hanbelin. Kjo është thjeshtësia dhe sinqeriteti që kishin dijetarët - hoxhallarët e drejtë të muslimanëve.
Përkundër kontributit të madh që ata kanë dhënë për këtë fe, për të cilët dëshmon një Ummet i tërë, ata gjithnjë ishin të thjeshtë në raport me të tjerët e jo të tillë që do të krenoheshin dhe lavdëroheshin para të tjerëve për kontributin e tyre.
Sot fatkeqësisht ne jemi shumë largë prej tyre. Nuk kemi bërë as përqindjen më të ulët të kontributit të tyre (thuaja asgjë nuk kemi bërë) dhe prap mundohemi që e gjithë bota të njoftohet me punën tonë, me të cilën krenohemi dhe lavdërohemi për të me mendjemadhësi ndaj të tjerëve sikur ne të ishin nga njerëzit më të mëdhenjë dhe me kontributin më të madh për Islamin.
Allahu subhanehu ue teala, na udhëzoftë në rrugën e drejtë dhe na bëftë shembuj të mirë sikurse ishin këta Imam të Muslimanëve. (Shpjegim i Përkthyesit).

Wednesday, May 28, 2014

Ndoshta mund të jetë ky namazi im i fundit


Ndoshta mund të jetë ky namazi im i fundit

Imam Bekr El-Muzani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nëse dëshiron të përfitosh nga namazi yt, atëherë thuaj: ''Mund të jetë që ndoshta nuk do të fali tjetër përveç këtij (domethënë mund të jetë ky namazi im i fundit).''

Burimi: ''Xhamiul Ulum uel Hikem'', fq.86, nga Imam Ibn Rexheb El-Hanbeliu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, May 27, 2014

I tilli nuk është njeri i sinqertë


I tilli nuk është njeri i sinqertë

Imam Jahja Ibn Muadhi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ai i cili pretendon se e do Allahun por nuk i bindet urdhërave të Tij dhe nuk qëndron largë ndalesave të Tij, nuk është një njeri i sinqertë.''

Burimi: ''Xhamiul Ulum uel Hikem'', fq.86, nga Imam Ibn Rexheb El-Hanbeliu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, May 26, 2014

Shpërblimi i çdo vepre është i njohur, përveç shpërblimit për durimin


Shpërblimi i çdo vepre është i njohur, përveç shpërblimit për durimin

Imam Sulejman Ibn Kasimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Shpërblimi i çdo vepre është i njohur, përveç shpërblimit për sabrin (durimin), i cili do të jetë si një shi i rëndë.''1

Burimi: ''Udat Es-Sabirin ue Dhekirat Esh-Shekirin''.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Imami, Allahu e mëshiroftë, ka për qëllim se shpërblimi për atë që bën sabër (durim) do të jetë aq i madh sikur kur bie shi i rëndë (shi i madh). (Shpjegim i Përkthyesit).

Saturday, May 24, 2014

Dhe as nuk kam hequr dorë nga shpresa


Dhe as nuk kam hequr dorë nga shpresa

Imam Muvarek El Ixhli, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Unë e kam lutur Zotin tim për një gjë në 20 vite. Dhe unë ende nuk e kam marrë atë, dhe as nuk kam hequr dorë nga shpresa.''1

Burimi: ''Edeb Sherijah'', 2/286.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Kjo tregon se besimtarët e devotshëm dhe të sinqertë në besimin e tyre, i mbështeten Allahut subhanehu ue teala dhe vazhdimisht bëjnë dua dhe i luten Allahut subhanehu ue teala, për çështje (të hajrit) për të cilën kanë nevojë.
Ndërsa ne sot fatkeqësisht, nëse kalon një periudhë e shkurtër pasiqë i lutemi Allahut subhanehu ue teala për ndonjë çështje dhe nuk marrim përgjigje pozitive për të, ne menjëherë hjekim dorë nga duaja për atë gjë dhe ndoshta edhe dëshpërohemi dhe i humbim shpresat tek Allahu subhanehu ue teala.
Allahu subhanehu ue teala, na bëftë nga shembujt e mirë dhe nga ata që bëjnë durim dhe i mbështeten Atij gjithmonë. (Shpjegim i Përkthyesit).

Friday, May 23, 2014

Dëmi i Esharive është më i madh se sa dëmi i Mutezilëve - Pas shtjellimit të mëtutjeshëm Esharitë prap kthehen në thëniet e Mutezilëve


Dëmi i Esharive është më i madh se sa dëmi i Mutezilëve - Pas shtjellimit të mëtutjeshëm Esharitë prap kthehen në thëniet e Mutezilëve

Imam Ebu Nasr Es-Sixhzi, (ka vdekur më 444 H)1, ka thënë në librin e tij ''Risale Ile Ehli-Zubejd'':

''Dhe sa i përket atyre (domethënë Esharive) të cilët shfaqin atë e cila është në kundërshtim me atë të cilën vërtetë ata e besojnë, siç është praktikë e heretikëve (zindikëve), atëherë është në pohimin e tyre se Allahu i Lartësuar është Ngritur (Istiva) mbi Arsh.
Sidoqoftë, është prej besimit të tyre se nuk është e lejuar që të përshkruhet Allahu i Madhërueshëm si të qenit fi sema (mbi qiej), e as se Ai është në tokë, e as se Ai është Mbi Arsh, e as se Ai është lartë.''

Imami, gjithashtu ka thënë: ''Po ashtu, shumë nga brenda medh'hebit të tij në dukje flasin me thënien e Ehli Sunnetit në përgjithësi.
Pastaj, pas shpjegimit dhe shtjellimit të mëtutjeshëm, ata (Esharitë) përfundojnë përsëri në thëniet e Mutezilëve.
Kështu që personi injorant do të pranojë atë që është e dukshme (domethënë do të pajtohet me ta dhe do të mendojë se ata janë në të drejtë, sh.p.), por personi i ditur do të flasë në lidhje me atë që ai është i vetëdijshëm.
Pra, dëmi i tyre (Esharive) është më i madh se dëmi i Mutezilëve, sepse këta të fundit e kanë bërë të qartë kundërshtimin e tyre ndaj Ehli Sunnetit, dhe për shkak se të mëparshmit (domethënë Esharitë dhe Kulabitë) janë të fshehur dhe janë përpjekur për t'u përzier me njerëzit e hakut (së vërtetës).''

Burimi: ''Risale ile Ehli Zubejd fi'l-Red ala min Enkara El-Harf uel-Seut'', fq.122 dhe fq.177-181 nga Imam Ebu Nasr Es-Sixhzi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Imam Sujuti, Allahu e mëshiroftë, për Imam Ebu Nasr Es-Sixhzin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ai ishte mjeshtër dhe ekspert në Hadith dhe Sunnet, dhe udhëtarë i madh (udhëtonte shumë në kërkim të dijes, sh.p).'' (''Husn El-Muhedera Fi Tarih Misr Uel Kehira'', nga Imam Sujuti, 1/353).

Thursday, May 22, 2014

Një gjë të cilën unë jam duke e kërkuar për dhjetë vite, të cilën nuk e kam arritur akoma


Një gjë të cilën unë jam duke e kërkuar për dhjetë vite, të cilën nuk e kam arritur akoma

Imam Muvarek El-Ixhli, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

''Ka një çështje të cilën unë jam duke e kërkuar për dhjetë vite, të cilën unë nuk e kam arritur akoma dhe të cilën asnjëherë nuk do të ndalem së kërkuari vetëm atë!''

Ata thanë: ''Dhe çka është ajo, o Ebu Mutemir?''

Ai tha: ''Të heshtë në lidhje me atë që nuk më përket mua (që nuk të bëjë me mua)!''

Burimi: E transmeton Imam Ibn Ebi Shejbe, Allahu e mëshiroftë, 35144.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, May 21, 2014

Nëse unë veprojë gabimisht, atëherë më korigjoni


Nëse unë veprojë gabimisht, atëherë më korigjoni

Ebu Bekr Es-Sidiku, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nëse unë bëjë mirë, atëherë mu bindni mua.
Dhe nëse unë veprojë gabimisht, atëherë më korigjoni (përmirësoni).''1

Burimi: ''El Bidaje uen Nihaje'', 6/305, nga Imam Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Të këtillë kanë qenë udhëheqësit e drejtë të muslimanëve, ndërsa udhëheqësit e sotshëm lëre që nuk kanë fare brengën e popullit, por edhe fare nuk të lejojnë t'i korigjosh, përkundrazi nëse tenton, të burgosin dhe të torturojnë. (Shpjegim i Përkthyesit).

Vendose këmbën tënde në tokën tënde dhe dije se do të bëhet varri yt pas një kohe të shkurtër


Vendose këmbën tënde në tokën tënde dhe dije se do të bëhet varri yt pas një kohe të shkurtër

Imam Hasan El-Basri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''O biri i Ademit, vendose këmbën tënde në tokën tënde, dhe dije se do të bëhet varri yt pas një kohe të shkurtër.''

Burimi: ''El-Musanef'', 7/237, nga Imam Ibn Ebi Shejbe, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, May 20, 2014

Në qoftë se ne nuk jemi kështu, do të ndahemi shpejtë


Në qoftë se ne nuk jemi kështu, do të ndahemi shpejtë

Transmetohet se Ebu Derda, radiallahu anhu, i ka thënë gruas së tij: ''Nëse unë zemërohem, më kënaq mua, dhe nëse ti zemërohesh, unë do të të kënaqë ty.
Përndryshe, në qoftë se ne nuk jemi kështu (me njëri-tjetrin), ne do të ndahemi shpejtë.''

Burimi: ''Reuda El-Ukala'', 1/72, nga Imam Ibn Hibbani, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, May 19, 2014

Më të mirët e këtij Ummeti


Më të mirët e këtij Ummeti

Imam Ali Ibn Ebi Talibi, radiallahu anhu, ka thënë: ''A nuk do të ju njoftojë juve se cili është më i miri i këtij Ummeti pas Pejgamberit të tij? Është Ebu Bekri.
A nuk do të ju njoftojë juve se cili është më i miri i këtij Ummeti pas Ebu Bekrit? Është Omeri (Ibn Hattabi).''

Burimi: Transmeton Imam Ahmedi. E ka saktësuar Imam Ahmed Shakiri, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Nëse të pyesin se Si është Ngritur Allahu Mbi Arsh


Nëse të pyesin se Si është Ngritur Allahu Mbi Arsh

Allahu është Ngritur Mbi Arsh pa pyetur se Si dhe nuk ka përmendur se si është Ngritur

قال أبو بكر الإسماعيلي (371 هـ) : (وأنه عز وجل استوى على العرش بلا كيف، فإن الله تعالى أنهى  إلى أنّه استوى على العرش، ولم يذكُر كيف كان استواؤُه

Imam Ebu Bekr El-Ismaili (ka vdekur më 371 H)1, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Dhe se Ai, i Plotfuqishmi, është Ngritur (Istiva) mbi Arsh pa (pyetur) se Si, për shkak se Allahu i Plotfuqishëm ka ndaluar tek Ngritja e Tij mbi Arsh dhe nuk ka përmendur se si ishte Istivaja (Ngritja) e Tij.''

Burimi: ''I'tikad Ehli Sunneh'', fq.36, nga Imam Ebu Bekr El-Ismaili, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Imami quhej Ebu Bekr Ahmed Ibn Ibrahim Ibn Ismail Ibn El-Abas El-Xhurxhani El-Ismaili, Allahu e mëshiroftë.

Imam Hakimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë për të: ''El-Ismaili ishte unik (domethënë nuk kishte asnjë të ngjashëm me të) në kohën e tij, Shejh i Muhadithëve (dijetarëve të hadithit) dhe i Fukahave dhe më fisniku nga ta në udhëheqje, trimëri dhe bujari.'' (''Sijer E'Alam En-Nubela'', 16/294).

Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë për të: ''Imam, Hafidh, Shejhul Islam.'' (''Sijer E'Alam En-Nubela'', 16/292). (Shpjegim i Përkthyesit).

Saturday, May 17, 2014

Mos pyet për diçka që nuk ka ndodhur


Mos pyet për diçka që nuk ka ndodhur

Transmetohet nga Ibn Omeri, radiallahu anhu, se ka thënë: ''Mos pyet për diçka që nuk ka ndodhur. E kam ndëgjuar Omerin duke mallkuar atë që bën këtë.''

Burimi: Transmeton Imam Darimiu, 1/50. Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, e ka cilësuar të saktë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Cilësia më e mirë që një besimtarë mund ta posedojë, është falja


Cilësia më e mirë që një besimtarë mund ta posedojë, është falja

Imam Hasan El-Basri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Cilësia më e mirë që një besimtarë mund ta posedojë, është falja (të falurit).''1

Burimi: ''Edeb Sherijah'', 1/121.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, ndër cilësitë më të mira që një besimtarë mund të posedojë është cilësia e faljes së të tjerëve, kur ata gabojnë ndaj tij. (Shpjegim i Përkthyesit).

Thursday, May 15, 2014

Si mund të shpresojmë se duaja (lutja) jonë do të marrë përgjigje, kur ne e kemi bllokuar rrugën e saj me gjynahe?


Si mund të shpresojmë se duaja (lutja) jonë do të marrë përgjigje, kur ne e kemi bllokuar rrugën e saj me gjynahe?

Një poet ka thënë:

''Ne i lutemi Zotit në çdo vuajtje (gjendje të vështirë).
Dhe pastaj ne e harrojmë Atë, kur vuajtja ynë hiqet.
Si mund të shpresojmë se Duaja (Lutja) jonë do të marrë përgjigje (se Allahu do t'i përgjigjet duasë, sh.p.).
Kur ne e kemi bllokuar rrugën e saj me gjynahet?''

Burimi: ''Xhamiul Ulum uel Hikem'', fq.148, nga Imam Ibn Rexheb El-Hanbeliu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, May 14, 2014

Gjithmonë do të shihni një njeri nga Ehli Sunneti, duke i thirrë njerëzit në Sunnet dhe duke ndaluar bidatet


Gjithmonë do të shihni një njeri nga Ehli Sunneti, duke i thirrë njerëzit në Sunnet dhe duke ndaluar bidatet

Transmetohet se Ibn Abasi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Ju gjithmonë do të shihni një njeri nga Ehli Sunneti, duke i thirrë njerëzit në Sunnet dhe duke ndaluar bidatet (risitë në fe).''

Burimi: ''Sherh Usul I'tikad Ehli Sunneh'', nga Imam Lalikai, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Në atë kohë ju do të jeni si gjërat e veshura me ar dhe me argjend, të drunjtë në brendësi thjeshtë që duket mirë nga jashtë


Në atë kohë ju do të jeni si gjërat e veshura me ar dhe me argjend, të drunjtë në brendësi thjeshtë që duket mirë nga jashtë

Imam Fudejl Ibn Ijadi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Kur gibeti (përgojimi) do të shfaqet, vëllazëria për Allahun do të zhduket; dhe në atë kohë ju do të jeni si gjërat e praruara (veshura) me ar dhe me argjend; i drunjtë në brendësi, (thjeshtë) që duket mirë nga jashtë.''

Burimi: ''Hilje El-Evlija'', vëll.3, fq.395, nga Imam Ebu Nuajmi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, May 13, 2014

Gjëja e parë që duhet t'i mësohet atij që e pranon Islamin


Gjëja e parë që duhet t'i mësohet atij që e pranon Islamin

Transmetohet nga Ebu Malik El-Eshjai, nga babai i tij, Tarik Ibn Es'himi, Allahu e mëshiroftë, i cili ka thënë:

''Nëse një njeri e pranonte Islamin, gjëja e parë të cilën ne ia mësonim ishte namazi'', ose ai ka thënë: ''Mësoja atij namazin.''

Burimi: ''Silsile Ehadith Es-Sahihah'', nr. 3030, nga Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Asgjë nuk e thyen më shumë kurrizin e Iblisit (shejtanit) se sa deklarata 'La ilahe il Allah'


Asgjë nuk e thyen më shumë kurrizin e Iblisit (shejtanit) se sa deklarata 'La ilahe il Allah'

Imam Sufjan Eth-Theuri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Asgjë nuk e thyen më shumë kurrizin e Iblisit (shejtanit) se sa deklarata 'La ilahe il Allah'.''

Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'', 7/260.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, May 12, 2014

Unë nuk do të braktis Sunnetin e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem për mendimin e askujt


Unë nuk do të braktis Sunnetin e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem për mendimin e askujt

Imam Ali Ibn Ebi Talibi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Unë nuk do të braktis Sunnetin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) për mendimin e askujt.''

Burimi: ''El-Fet'h El-Bari'', 2/421, nga Imam Ibn Haxher Eskalani, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sahabët e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, janë të gjithë dijetarë


Sahabët e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, janë të gjithë dijetarë

Imam Muxhahidi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Sahabët e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), janë (të gjithë) dijetarë.''

Burimi: ''Xhamiul Bejan El Ilm ue Fadlihi'', 1424, 1/770, të Imam Ibn Abdulberrit, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, May 10, 2014

Nuk e di se cilat nga veprat e mija do të pranohen sot nga Allahu


Nuk e di se cilat nga veprat e mija do të pranohen sot nga Allahu

Kebisa Ibn Keis El-Enberi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Kur nata afrohej, Dahak Ibn Muzehimi, kishte zakon të qante.
Kështu që ai u pyet: ''Çfarë të bën të qash?'' Ai tha: ''Unë nuk e di se cilat nga veprat e mia do të ngriten sot (domethënë do të pranohen nga Allahu)!''1

Burimi: ''Sifetu Safve'', 4/150, nga Imam Abdurrahman Ibn El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Besimtarët e drejtë dhe të devotshëm, dijetarët e drejtë të muslimanëve brengoseshin dhe qanin nga frika dhe mosdija se cilat vepra të tyre do të pranohen tek Allahu subhanehu ue teala, e cilat jo, ndërsa ne sot flasim me të tjerët sikur puna (daveti - thirrja në Islam) që kemi bërë të jetë një prej gjërave (të mira) më të mëdha që askush para nesh nuk i ka bërë dhe se këto vepra medoemos na sigurojnë Xhennetin (na bëjnë me siguri prej banorëve të Xhennetit), ndërsa harrojmë se veprat vlerësohen sipas nijetit (qëllimit), dhe ne jemi në mëshirën e Allahut subhanehu ue teala, prandaj së pari ta pastrojmë nijetin (qëllimin). (Shpjegim i Përkthyesit).

Friday, May 9, 2014

Kushdo që e konsideron veten e tij se është më i mirë se dikush tjetër, atëherë ai është bërë arrogant


Kushdo që e konsideron veten e tij se është më i mirë se dikush tjetër, atëherë ai është bërë arrogant

Imam Sufjan Ibn Ujejne, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Kushdo që e konsideron veten e tij se është më i mirë se dikush tjetër, atëherë ai është bërë arrogant.''1

Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'', vëll.8, fq.468, nga Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Personi i tillë bëhet mendjemadh - kryelartë, të cilit i duket vetja se me të nuk ka, se është më i miri, dhe i cili sillet në mënyrë të vrazhdë me të tjerët, ndërsa pikërisht i tilli është prej njerëzve më të ulët (më të pavlerë).
Dhe nuk i lejohet muslimanit (muslimanes) që të mbajë qëndrime të këtilla për vetveten, duke e ngritur veten në një nivel të lartë dhe duke i nënçmuar të tjerët përreth.
Transmetohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Ke frikë Allahun kudo që të jesh, pasoje të keqen me një të mirë, e cila do ta shlyen këtë të parën dhe sjellu me njerëzit me moral të mirë.'' (Transmeton Tirmidhiu). (Shpjegim i Përkthyesit).

Si mund ta lëndosh një Musliman?!


Si mund ta lëndosh një Musliman?!

Imam Fudejl Ibn Ijadi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Pasha Allahun! Nuk është e lejuar për ju që të lëndoni një qen ose një derr përveçse për një shkak (arsye) të drejtë.
Kështu që si mund ta lëndosh një Musliman?!''

Burimi: ''Mekerim El-Ahlak'', 3/379.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, May 8, 2014

Fatimja radiallahu anha dhe babai i saj, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem


Fatimja radiallahu anha dhe babai i saj, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem

Transmetohet nga Aishja, radiallahu anha, se ka thënë: ''Fatimja (radiallahu anha) ecte në të njëjtën mënyrë që Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ecte.
Ai i thoshte asaj: ''Mirë se erdhe, bija ime!'' Pastaj ai do ta kishte atë të ulur në të djathtën ose në të majtën e tij.''

Burimi: ''El-Edeb El-Mufred'', nr.1030, nga Imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Të dashtë Ai për të Cilin më do ti mua


Të dashtë Ai për të Cilin më do ti mua

فقد روى الْمِقْدَامِ بْنِ مَعْدِي كَرِبَ قَال : قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى الله عَلَيْهِ وَسَلَّم : إِذَا أَحَبَّ أَحَدُكُمْ أَخَاهُ فَلْيُعْلِمْهُ إِيَّاهُ رواه الترمذي وقال حَدِيثٌ حَسَنٌ صَحِيحٌ .
وعن أَنَس بْن مَالِكٍ رضي الله عنه قَالَ : كُنْتُ جَالِسًا عِنْدَ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهم عَلَيْهِ وَسَلَّمَ إِذْ مَرَّ رَجُلٌ ، فَقَالَ رَجُلٌ مِنَ الْقَوْمِ يَا رَسُولَ اللَّهِ إِنِّي لأُحِبُّ هَذَا الرَّجُلَ ، قَالَ : هَلْ أَعْلَمْتَهُ ذَلِكَ ، قَالَ : لا فَقَالَ قُمْ فَأَعْلِمْهُ ، قَالَ فَقَامَ إِلَيْهِ فَقَالَ : يَا هَذَا وَاللَّهِ إِنِّي لَأُحِبُّكَ فِي اللَّهِ ، قَالَ : أَحَبَّكَ الَّذِي أَحْبَبْتَنِي لَهُ *رواه الإمام أحمد وأبو داود وهو حديث صحيح

Transmeton Mikdem Ibn Me'di Keribi, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Nëse ndonjëri prej juve e do vëllaun e tij, atëherë ai duhet ta njoftojë atë.''1

Gjithashtu, transmeton Enes Ibn Maliku: ''Unë isha ulur me Pejgamberin kur një njeri duke kaluar aty erdhi, dhe tha: ''O Pejgamber i Allahut, më të vërtetë unë e dua këtë njeri (në mënyrë vëllazërore).''
Kështu që (Pejgamberi) tha: ''A e ke njoftuar atë për këtë?'' Kështu që njeriu tha: ''Jo.''
Kështu që Pejgamberi tha: ''Ngritu dhe shko dhe tregoji atij.''
Kështu që ai u ngrit dhe shkoi tek ai dhe i tha: ''O kështu dhe kështu, pasha Allahun, me të vërtetë të dua për hirë të Allahut.''

Kështu që ai tha: ''Të dashtë Ai për të Cilin më ke dashur ti mua (në kthim).''2

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Transmeton Imam Tirmidhiu. Hadithi është i mirë, i saktë.
2. Transmeton Imam Ahmedi dhe Ebu Davudi. Hadithi është i saktë.

Wednesday, May 7, 2014

Imamët e Selefit janë në konsensus se Allahu është i ndarë nga krijesat e Tij


Imamët e Selefit janë në konsensus se Allahu është i ndarë nga krijesat e Tij

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Imamët e Selefit (paraardhësve)1 janë në konsensus (kanë ixhma) se Allahu është i ndarë nga krijesat.''2

Burimi: ''El-Furkan'', fq.81.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Selefët janë të parët tanë të mirë, sahabët (shokët) e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem, dhe dy gjeneratat që erdhën pas tyre (pas sahabëve).
2. Në lidhjen në vazhdim mund të lexoni më gjërësisht shpjegimin nga Shejhul Islami në lidhje me Ngritjen dhe Lartësimin e Allahut subhanehu ue teala, Mbi Arsh: http://jetmirjakupi.blogspot.com/2014/03/kur-selefet-dhe-imamet-e-sunnetit-thone.html

Tuesday, May 6, 2014

Sot ju keni mundësinë të punoni veprat e tilla të cilat vëllezërit tuaj në këto varre nuk munden


Sot ju keni mundësinë të punoni veprat e tilla të cilat vëllezërit tuaj në këto varre nuk munden

Imam Abdul Vehid Ibn Safuani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Njëherë ne ishim me (Imam) Hasanin në një funeral, kështu që ai tha: ''Allahu pastë mëshirë mbi njeriun i cili punon vepra për këtë ditë.
Sepse me siguri, sot ju keni mundësinë të punoni veprat e tilla të cilat vëllezërit tuaj në këto varre nuk munden.
Pra, shfrytëzoni shëndetin e mirë dhe kohën e lirë përpara se tmerri i madh dhe llogaria (Dita e Llogarisë) të vijnë.''1

Burimi: ''Kisarul Eml'', fq.141.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''Po u afrohet njerëzve dita për të dhënë llogari, por ata vazhdojnë të jenë të shkujdesur e të shmangur (nga e vërteta).'' (El-Enbija, 1).

Dhe thotë: ''Kur i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, ai thotë: ''O Zoti im, më kthe, që të bëjë vepra të mira në botën që kam lënë!''
Kurrsesi! Me të vërtetë, kjo është një fjalë të cilën ai (kot) e thotë! Prapa (vdekjes së) tyre do të ketë një (kohë) ndarëse, deri në ditën kur do të ringjallen.'' (El-Mu'minun, 99-100). (Shpjegim i Përkthyesit).

Sunday, May 4, 2014

Nëse Allahu do të mirën për ndonjërin, Ai e lë atë që të kuptojë fenë


Nëse Allahu do të mirën për ndonjërin, Ai e lë atë që të kuptojë fenë

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nëse Allahu do të mirën për ndonjërin, Ai e lë atë që të kuptojë fenë.
Nëse Ai nuk do të mirën për të, Ai atëherë nuk e lë atë të kuptojë fenë.''1

Burimi: ''El-Irakijah'', 1/385.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''(Thuaju o Muhamed): ''Tashmë ju kanë ardhur nga Zoti juaj argumente të qarta.
Ai që i sheh ato, i sjellë dobi vetes, ndërsa ai që i mbyllë sytë para tyre, i bën dëm vetes. Unë nuk jam rojtari juaj.'' (El-En'am, 104). (Shpjegim i Përkthyesit).

Saturday, May 3, 2014

Më i lumturi dhe më i mjeri nga njerëzit


Më i lumturi dhe më i mjeri nga njerëzit

Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Më i lumturi i njerëzve është ai në kujdesin e të cilit njerëzit janë të lumtur për shkak të tij, dhe më i mjeri nga njerëzit është ai në kujdesin e të cilit njerëzit janë të mjerë për shkak të tij.''

Burimi: ''Menakib Omer'', nga Imam Ibnul Xheuzi, fq.130.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Ebu Bekri dhe Omer Ibn Hattabi vijnë së pari


Ebu Bekri dhe Omer Ibn Hattabi vijnë së pari

Imam Jahja Ibn Se'id, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Çdo njeri që kam takuar, thonë se besimi është fjalë dhe vepër (1), se Xhehmitë (2) janë jobesimtarë dhe se Ebu Bekri dhe Omeri (Ibn Hattabi) vijnë së pari (3).''

Burimi: ''Et-Tedhkirah'', 1/266.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Sipas Ehli Sunnetit, imani (besimi) është fjalë dhe vepër, shtohet (me vepra të mira) dhe pakësohet (me vepra të këqija).
2. Se kush janë Xhehmitë më gjërësisht mund të lexoni përgjigjen e Shejh Abdul Kadir Xhejlanit, Allahu e mëshiroftë, në këtë lidhje: http://jetmirjakupi.blogspot.com/2014/01/shejh-abdul-kadir-xhejlani-tregon-per.html
3. Kjo është një kundërpërgjigje ndaj Rafidijëve (Shijave) të cilët thonë se Aliu radiallahu anhu, vjen para Ebu Bekrit dhe Omer Ibn Hattabit, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre. (Shpjegim i Përkthyesit).

Friday, May 2, 2014

Ai do që për shkak të argumenteve të tij, ne të braktisim atë që Xhibrili ia solli Muhamedit salallahu alejhi ue selem


Ai do që për shkak të argumenteve të tij, ne të braktisim atë që Xhibrili ia solli Muhamedit salallahu alejhi ue selem

Imam Is'hak Ibn Isa, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''E kam ndëgjuar Imam Malikun duke e kritikuar argumentimin në fe, duke thënë:
''Sa herë që dikush vjen (me pretendimin, sh.p.) se kush mund të argumentojë (debatojë) më mirë se një tjetër, ai do që ne të braktisim atë që Xhibrili ia solli Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), (për shkak të argumenteve të tij).''1

Burimi: ''Sheref As'hab El-Hadith'', 5, nga Imam Hatib El-Bagdadi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Është një fatkeqësi që në çdo kohë nga koha e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem, e edhe në kohën tonë fatkeqësisht, mund të shohim njerëz të cilët jetojnë nga debatet për çështje të qarta të cilat i ka sqaruar Allahu subhanehu ue teala në Kur'an, i Dërguari salallahu alejhi ue selem në hadithe, dhe dijetarët e Ehli Sunnetit në thëniet dhe librat e tyre.
Dhe prap, shohim se si Pasuesit e Bidateve nuk mjaftohen me argumentet e qarta dhe shpjegimet e dijetarëve të Ehli Sunnetit, por mundohen që nëpërmjet debateve dhe 'argumentimeve' të tyre të mbrojnë besimin e tyre të devijuar.
Të tillë ka të shumtë në këtë kohë, që disa prej tyre pretendojnë se janë njerëz të dijës (hoxhallarë), megjithatë të tillët i japin përparësi logjikës para argumentit (të saktë), dhe kjo tregon haptazi se ata ndjekin një rrugë të devijuar, në të cilën rrugë nuk kanë qenë as i Dërguari salallahu alejhi ue selem, as sahabët e tij, e as dijetarët e drejtë pasues të sunnetit.
Dhe sërish i gjen ata (Pasuesit e Bidateve) duke i sulmuar Pasuesit e Sunnetit, dhe duke shpifur mbi ta për çështje që janë të qarta dhe të argumentuara në Kur'an dhe Sunnet. Allahu subhanehu ue teala, i udhëzoftë të tillët. (Shpjegim i Përkthyesit).

Thursday, May 1, 2014

Kushdo që vepron pa dituri, më shumë bën dëm se sa dobi


Kushdo që vepron pa dituri, më shumë bën dëm se sa dobi

Omer Ibn Abdul Azizi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Kushdo që vepron pa dituri, më shumë bën dëm se sa dobi.''1

Burimi: ''El-Musanef'', 13/470, nga Imam Ibn Ebi Shejbe, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Muslimanët janë të obliguar që të mësojnë dhe të kenë dituri mbi çështjet të cilat lidhen me besimin e tyre, pra të mësojnë se si duhet adhuruar Allahun subhanehu ue teala, duke vepruar me dituri në çdo cështje që lidhet me fenë.
Të mësojnë rregullat e abdesit, namazit, agjërimit, zekatit, haxhit e kështu me rradhë, duke mos vepruar pa dituri e që pastaj të bëhet më i madh dëmi se sa dobia.
Transmetohet nga Enes Ibn Maliku, radiallahu anhu, se i Dërguari salallahu alejhi ue selem, ka thënë:  أنس بْنِ مَالِكٍ قَالَ : قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ ( طَلَبُ الْعِلْمِ فَرِيضَةٌ عَلَى كُلِّ مُسْلِمٍ ) ( 220 ) وصححه الألباني في صحيح سنن ابن ماجة
''Kërkimi i diturisë është obligim për çdo musliman.'' (Transmeton Ibn Maxhe, 220. Shejh Albani, e ka klasifikuar hadithin si të saktë, në ''Sahih Sunen Ibn Maxhe''). (Shpjegim i Përkthyesit).