Friday, January 3, 2014

Shejhu i Imam Muslimit, Imam Ka'nabi - Kushdo që nuk pohon se i Gjithëmëshirshmi është ngritur mbi Arsh është Xhehmi


Shejhu i Imam Muslimit, Imam Ka'nabi - Kushdo që nuk pohon se i Gjithëmëshirshmi është ngritur mbi Arsh është Xhehmi

Imam El-Ka'nabi (ka vdekur më 221 H), Shejhu i Imam Muslimit: Transmetohet nga Benan Ibn Ahmedi, se ka thënë: ''Ne ishim me (Imam) Ka'nabin (Allahu e mëshiroftë) dhe ai ndëgjoi një njeri nga mesi i Xhehmijëve (1) duke thënë: ''Er-Rahman alel Arsh Istevla'' (i Gjithëmëshirshmi e ka pushtuar Arshin).

Kështuqë (Imam) Ka'nabi tha: ''Kushdo që nuk qëndron me besim të sigurtë se i Gjithëmëshirshmi vërtetë është ngritur Mbi Arsh siç ndodhë dhe siç është e vendosur në zemrat e shumicës (së njerëzve) (2) është Xhehmi.''

Burimi: ''Muhtesar El-Uluv'', fq. 178, nga Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Xhehmitë janë grupacion i devijuar, të cilët kanë pretenduar se imani (besimi) është thjeshtë njohja e Allahut subhanehu ue teala.
Prej bindjeve të tyre është se Kur'ani nuk është fjala e Allahut subhanehu ue teala, por është e krijuar dhe ata i kanë mohuar emrat dhe cilësitë e Allahut subhanehu ue teala, duke ua prishur (ndryshuar) kuptimin.
Gjithashtu, prej bindjeve të Xhehmive është se Allahu subhanehu ue teala, nuk i ka folur Musës alejhi selam dhe bindje të tjera të devijuara, prandaj dijetarët e selefit kanë bërë tekfir mbi këtë grup (i kanë konsideruar jobesimtarë Xhehmitë).
2. Me shumicën e njerëzve është për qëllim shumicën e njerëzve të dijes - pra dijetarëve apo hoxhallarëve.

No comments:

Post a Comment