Tuesday, January 7, 2014

Shejh Abdul Kadir Xhejlani tregon për akiden (besimin) e Xhehmive - Nga pikëpamjet e Xhehmive është se Allahu nuk është Mbi Arsh


Shejh Abdul Kadir Xhejlani tregon për akiden (besimin) e Xhehmive - Nga pikëpamjet e Xhehmive është se Allahu nuk është Mbi Arsh

Shejh Abdul Kadir Xhejlani El-Hanbeli (ka vdekur më 561 H), Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Kapitull: Dhe sa i përket Xhehmijëve, atëherë (ata) i përshkruhen Xhehm Ibn Safuanit dhe ai thoshte:

Se Imani është vetëm ma'rife (njohje thjeshtë me zemër) të Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe të gjithë asaj që ka ardhur prej Tij.

Dhe ata pretendojnë se Kur'ani është i krijuar.

Dhe se Allahu nuk i ka folur Musës (drejtëpërdrejtë).

Dhe se Allahu, Më i Larti, nuk ka folur asnjëherë.

Dhe se Ai nuk do të shihet.

Dhe se nuk është ndonjë vend i njohur për Të (domethënë Ai nuk mund të thuhet se është ndokund).

Dhe se Ai nuk ka një Arsh (Fron) dhe as Kursi dhe (se) Ai nuk është Mbi Arsh.

Dhe Ai i ka refuzuar (nuk i ka pranuar) Peshoret.

Dhe dënimin e varrit.

Dhe se Xhenneti dhe Xhehennemi janë dy qenie të krijuara.

Dhe ai ka pretenduar se ashtu siç ato janë të krijuara, ato do të mbarojnë (do të vijnë në një fund - do të përfundojnë).

Dhe se Allahu, i Fuqishëm dhe i Madhërishëm nuk do t'ju flet krijesave të Tij dhe nuk do të shikojë drejtë tyre në Ditën e Ringjalljes.

Dhe (se) banorët e Xhennetit nuk do të shikojnë drejtë Allahut, më Të Lartit, dhe nuk do ta shohin Atë nga brenda tij.

Dhe se Imani (besimi) është njohje me zemër duke përjashtuar pohimin me gjuhë.

Dhe ata refuzuan (nuk i pranuan) të gjitha atributet (tiparet apo cilësitë) e të Vërtetit (domethënë Allahut), të Fuqishmit dhe të Madhërishmit, i Lartësuar është Ai nga ajo me një lartësim fisnik.

Burimi: ''Ghunja Et-Talibin'', nga Shejh Abdul Kadir Xhejlani, 1/228/229.

Përktheu: Jetmir Jakupi

No comments:

Post a Comment