Wednesday, January 29, 2014

Ruajuni nga lakmia sepse në të vërtetë ajo i shkatërroi ata që ishin para jush


Ruajuni nga lakmia sepse në të vërtetë ajo i shkatërroi ata që ishin para jush

I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Ruajuni nga lakmia, sepse në të vërtetë ajo i shkatërroi ata që ishin para jush.
Ata derdhën gjakun e njëri-tjetrit, dhe i këputën lidhjet e tyre familjare (për shkak të saj).
Dhe shtypja (tirania) do të jetë errësirë në Ditën e Ringjalljes.''

Burimi: Transmetojnë Imam Ahmedi, Ibn Hibbani dhe Imam Buhariu në ''El-Edeb''. Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë se hadithi është i saktë. Shih: ''El-Edeb'', 470.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, January 28, 2014

Arsyeja pse Ebu Derda radiallahu anhu, ulej pranë varreve


Arsyeja pse Ebu Derda radiallahu anhu, ulej pranë varreve

Imam Ibn El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ebu Derda, radiallahu anhu ulej pranë varreve dhe kur ai u pyet rreth kësaj, ai u përgjigj:

''Unë jam ulur në mesin e atyre njerëzve të cilët më kujtojnë mua Ahiretin (botën tjetër - jetën e përtejme) dhe kur unë largohem, ata nuk do të më përgojojnë mua.''

Burimi: ''Minhexh El-Kasidin'', 432.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, January 27, 2014

Zjarri i Xhehennemit nuk e lejon babanë tënd të flejë


Zjarri i Xhehennemit nuk e lejon babanë tënd të flejë

Imam Ibn Rexheb El-Hanbeliu, Allahu e mëshiroftë, transmeton se: Malik Ibn Dinari (Allahu e mëshiroftë), ka thënë: ''Vajza e Rebia Ibn Hejthemit i kishte thënë babait të saj: ''O babai im, pse nuk fle, ndërsa të gjithë të tjerët flejnë?''

Ai tha: ''Zjarri i Xhehennemit nuk e lejon babanë tënd të flejë.''

Burimi: ''Et-Tekhuief min En-Nar'', 37.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, January 26, 2014

Si mund të qeshem ndërsa një Musliman është ende i burgosur nga Mushrikët?


Si mund të qeshem ndërsa një Musliman është ende i burgosur nga Mushrikët?

قال أبو عبيد العسقلاني : رأيت أبا عبيدة الخواص لم يضحك أربعين سنة. فقيل له: لم لا تضحك ؟ فقال: كيف أضحك أنا ، وفي أيدي المشركين من المسلمين أحد

Imam Ebu Ubejd El-Eskalani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Unë nuk e kam parë Ebu Ubejdeh El-Havasin, duke qeshur për dyzet vjet.

I është thënë atij: ''Pse nuk qesh?''

Ai tha: ''Si mund të qeshem ndërsa një Musliman është ende i burgosur nga Mushrikët (1)?''(2)

Burimi: ''Sifetu Safve'', 2/416.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Mushrik është ai person i cili beson se diçka ose dikush tjetër është partner i Allahut subhanehu ue teala, dhe i cili e shfaqë shirkun e tij haptazi.
Pra ai i cili i lutet dikujt tjetër jashta Allahut subhanehu ue teala, ther (kurban) për dikë tjetër jashta Allahut subhanehu ue teala, është mushrik.
2. Pra, si mund të qeshemi përderisa muslimanët ende burgosen nga mushrikët.
Ky dijetar me këto fjalë ka pasur për qëllim se një ndër fatkeqësitë që ka qenë në kohën e tij, e që në kohën tonë edhe më shumë është shtuar - është dhuna e mushrikëve, e kafirëve (jobesimtarëve) ndaj muslimanëve, të cilët janë burgosur, malltretuar e vrarë dhe gjëra të këtilla ndëgjojmë dhe shohim edhe ne çdo ditë që janë duke iu ndodhur muslimanëve.
Andaj, si mundemi ne muslimanët të qeshim, përderisa çdo ditë ndëgjojmë e shohim se si vëllezërit dhe motrat tona muslimane burgosen, malltretohen, dhunohen e vriten nga jobesimtarët.
Ne duhet të bashkëndjejmë me ta, t'i lutemi Allahut azze ue xhel që t'iu ndihmojë dhe t'i ruajë muslimanët nga sherri i kufarëve dhe i zullumqarëve (shpjegim i përkthyesit).

Saturday, January 25, 2014

Çfarë përfytyronin të parët tanë të mirë kur ngriteshin për të falur namaz


Çfarë përfytyronin të parët tanë të mirë kur ngriteshin për të falur namaz

Imam Hamad Ibn Seleme, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Unë asnjëherë nuk jam ngritur për të falur namaz, pa përfytyruar se Xhehennemi është përpara syve të mi.''

Burimi: ''Tedhkira El-Hufadh'', 1/219.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, January 24, 2014

I burgosuri që ndëgjonte zërin e babait të tij nga Siria, në tokat e Romakëve - Mrekulli që iu ndodhën sahabëve


I burgosuri që ndëgjonte zërin e babait të tij nga Siria, në tokat e Romakëve - Mrekulli që iu ndodhën sahabëve

Romakët e kishin burgosur djalin e një sahabiu, Ebu Kurfasës. Kështu që, çdoherë kur ishte koha e namazit, Ebu Kurfase do të ngjitej në murin e Eskalanit (në Siri) dhe do të thërriste: ''O bir! Është koha për t'u falur!''

Dhe djali i tij do ta ndëgjonte atë që nga toka e Romakëve.''

Burimi: ''Mexhme Ez-Zeue'id'', 9/396. Ngjarja është e vërtetë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, January 21, 2014

Ai i cili e këshillon vëllaun e tij haptazi e ka shëmtuar atë


Ai i cili e këshillon vëllaun e tij haptazi e ka shëmtuar atë

Ebu Derda, radiallahu anhu, ka thënë: ''Ai i cili e këshillon vëllaun e tij fshehurazi, e ka zbukuruar atë, dhe ai i cili e këshillon vëllaun e tij haptazi (domethënë para të tjerëve) e ka shëmtuar atë.''1

Burimi: ''El-Amr Bil-Ma'ruf uen-Nahi En-Il-Munker'', fq.39, nga Imam Ebu Bekr El-Khalali, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, feja islame na udhëzon që të këshillojmë të tjerët fshehurazi, në vetmi, e jo para të tjerëve, pasiqë në esencë nëse e këshillon dikë para të tjerëve, ti faktikisht e ke turpëruar, e ke nënçmuar atë person të cilin pasojë e këshillës haptazi, të tjerët mund ta shpërfillin atë.
Njëherit ai do të ndihet keq dhe nuk do e pranon këshillën tënde, të cilën ti ia jep haptazi. Ai i cili të do të mirën, të këshillon fshehurazi (shpjegim i përkthyesit).

Monday, January 20, 2014

Dituria tani është vetëm në rrobat e njerëzve (njerëzit duan të shfaqen si të ditur)


Imam Ibn Ruzhd El-Maliki, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Dituria ishte në zemrat e njerëzve, tani është vetëm në rrobat e tyre (njerëzit duan të shfaqen si të ditur).''

Burimi: ''Te'alum'', fq.28.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, January 19, 2014

Ngadalëso pak, mos u bëjë aq i shpejtë!


Ngadalëso pak, mos u bëjë aq i shpejtë!

Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Disa njerëz, dhe strehimi i Allahut është kërkuar, automatikisht i konsiderojnë veprimet dhe deklaratat (e ndonjë njeriu tjetër) në një mënyrë të keqe.
Pastaj Shejtani e nxitë atë që të spiunojë dhe të kërkojë me ngulm për gjëra që janë mbi vëllaun e tij, duke kontrolluar se çfarë ka thënë dhe çfarë ka bërë ai!
Për këtë arsye, ti gjithmonë e gjen atë duke analizuar deklaratat dhe veprimet e vëllezërve të tij.
Dhe ai vetëm po ti konsideronte ata në mënyrën më të mirë të mundshme, ose në një mënyrë të mirë.
Megjithatë (ai e bën këtë) në mënyrën më të keqe dhe më të ligë. Dhe kjo është vetëm për shkak të insiunatës së Shejtanit.''

Burimi: ''Sherh El-Mumti Ala Zad El-Mustekni''.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, January 17, 2014

T'iu përgjigjesh pyetjeve (fetare) pa dituri është prej gjynaheve më të mëdha


Shejh Ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''T'iu përgjigjesh pyetjeve (fetare) pa dituri është prej gjynaheve më të mëdha.''1

Burimi: binbaz.org.sa

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''Thuaj: ''Me të vërtetë, Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme, qofshin të hapëta ose të fshehta dhe gjynahet, dhunimin pa të drejtë, t'i shoqërohet Allahut (në adhurim) diçka, për të cilën nuk ju ka dhënë kurrfarë të drejte dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini.'' (El-A'raf, 33).

Gjithashtu, thotë: ''Atëherë, kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra rreth Allahut, për t'i shpënë njerëzit në humbje nga padija?'' (El-En'am, 144).

Këto ajete Kur'anore dhe hadithe të tjera të cilat flasin në këtë tematikë, tregojnë se rreptësisht është e ndaluar që të flitet për fenë e Allahut subhanehu ue teala, pa dituri fetare (shpjegim i përkthyesit).

Wednesday, January 15, 2014

Bidatxhitë i kanë përgaditur (i posedojnë) përgjigjet për bidatet e tyre, por pyeti ata për Sunnetin...


Bidatxhitë i kanë përgaditur (i posedojnë) përgjigjet për bidatet e tyre, por pyeti ata për Sunnetin...

Imam Hisham Ibn Urve (1), Allahu e mëshiroftë, thoshte: ''Mos i pyetë njerëzit për atë që ata kanë shpikur sot (2), sepse ata i kanë përgaditur përgjigjet për të, më mirë pyeti për Sunnetin, sepse ata nuk e dijnë atë.''

Burimi: ''Ghajetul Amani Fi Red Alen-Nabaheni'', 1/367, nga Imam Alusi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Imam Hisham Ibn Urve, ishte një transmetues i mirënjohur i hadithit, djali i Urve Ibn El-Zubejrit, nip i sahabiut Zubejr Ibn El-Avamit dhe Esma Bint Ebu Bekrit (vajzës së Ebu Bekrit), Allahu qoftë i kënaqur prej tyre.
Ai ka lindur në vitin 61 hixhri dhe ka vdekur në 146 hixhri.
2. Këtu Imami ka për qëllim që mos t'i pyesim pasuesit e bidateve për bidatet (risitë në Islam) që ata kanë shpikur, pasiqë ata kanë përgaditur përgjigje për to, pra me çdo kusht mundohen të arsyetojnë bidatet e tyre duke i ngatërruar çështjet dhe duke u munduar të sjellin 'argumente' për lejueshmërinë e bidateve të tyre, por që t'i pyesim të tillët për Sunnetin e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem, sepse ata nuk e njohin - nuk e dijnë atë (shpjegim i përkthyesit).

Monday, January 13, 2014

Sikur ta kisha parë të Dërguarin salallahu alejhi ue selem


Sikur ta kisha parë të Dërguarin salallahu alejhi ue selem

Është raportuar se Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Kur unë shoh një njeri nga Ehlul Hadithi (Pasuesit e Hadithit), është sikur unë kam parë të Dërguarin, salallahu alejhi ue selem, të gjallë.''

Burimi: ''Sheref As'hab El-Hadith'', 85, nga Imam Hatib El-Bagdadi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, January 10, 2014

A e ke falënderuar Allahun për të shikuarit tënd?


A e ke falënderuar Allahun për të shikuarit tënd?

Një djalë i verbër ishte ulur në shkallët e një ndërtese, dhe kishte vendosur një kapelë afër këmbëve të tij.
Ai mbante një shenjë, në të cilën thuhej: ''Unë jam i verbër, ju lutem më ndihmoni.'' Aty ishin vetëm disa monedha në kapelë.

Një njeri po kalonte aty. Ai morri disa monedha nga xhepi i tij dhe i lëshoi ato brenda në kapelë. Ai pastaj morri shenjën, e ktheu atë mbrapsht, dhe shkroi disa fjalë.

Ai e vuri shenjën prapa, në mënyrë që secili që do të kalonte pranë, do të shihte fjalët e reja.

Së shpejti kapela filloi të mbushet plotë (me para). Shumë njerëz të tjerë, i jepnin para fëmijës së verbër. Atë pasdite, njeriu i cili ndryshoi shenjën erdhi për të parë se si ishin gjërat.
Djaloshi e njohu atë nga hapat e tij dhe pyeti: ''A ishe t'i ai i cili ndryshoi shenjën time këtë mëngjes? Çfarë keni shkruar?''

Njeriu tha: ''Unë vetëm shkruajta të vërtetën. Unë thashë atë që t'i ke thënë, mirëpo në një mënyrë tjetër.''

Ajo çfarë ai kishte shënuar, ishte: ''Sot është një ditë e bukur, dhe unë nuk mund ta shohë atë.''

A mendoni se shenja e parë dhe shenja e dytë, kanë thënë të njëjtën gjë?

Sigurisht të dy shenjat ju kanë treguar njerëzve se djaloshi ishte i verbër. Mirëpo shenja e parë, thjeshtë tregonte se djaloshi ishte i verbër.
Ndërsa, shenja e dytë, ju tregonte njerëzve se ata ishin aq me fat që nuk ishin të verbër.

A duhet ne të jemi të befasuar që shenja e dytë, ka qenë më e efektive?

''Është Ai që jua ka krijuar ndëgjimin, shikimin dhe zemrën. Eh, sa pak që e falënderoni ju!''1

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

1. El-Mu'minun, 78.

Wednesday, January 8, 2014

A do të shihet Allahu në Ditën e Gjykimit?


A do të shihet Allahu në Ditën e Gjykimit?

Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, është pyetur: ''A do të shihet Allahu në Ditën e Gjykimit?''

Kështu që ai u përgjigj: ''Po, Allahu thotë ''Atë ditë, disa fytyra do të shkëlqejnë, dhe Zotin e tyre do të shohin.''1

Burimi: ''El-Inkita'', fq.36.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. El-Kijame, 22-23.

Tuesday, January 7, 2014

Shejh Abdul Kadir Xhejlani tregon për akiden (besimin) e Xhehmive - Nga pikëpamjet e Xhehmive është se Allahu nuk është Mbi Arsh


Shejh Abdul Kadir Xhejlani tregon për akiden (besimin) e Xhehmive - Nga pikëpamjet e Xhehmive është se Allahu nuk është Mbi Arsh

Shejh Abdul Kadir Xhejlani El-Hanbeli (ka vdekur më 561 H), Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Kapitull: Dhe sa i përket Xhehmijëve, atëherë (ata) i përshkruhen Xhehm Ibn Safuanit dhe ai thoshte:

Se Imani është vetëm ma'rife (njohje thjeshtë me zemër) të Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe të gjithë asaj që ka ardhur prej Tij.

Dhe ata pretendojnë se Kur'ani është i krijuar.

Dhe se Allahu nuk i ka folur Musës (drejtëpërdrejtë).

Dhe se Allahu, Më i Larti, nuk ka folur asnjëherë.

Dhe se Ai nuk do të shihet.

Dhe se nuk është ndonjë vend i njohur për Të (domethënë Ai nuk mund të thuhet se është ndokund).

Dhe se Ai nuk ka një Arsh (Fron) dhe as Kursi dhe (se) Ai nuk është Mbi Arsh.

Dhe Ai i ka refuzuar (nuk i ka pranuar) Peshoret.

Dhe dënimin e varrit.

Dhe se Xhenneti dhe Xhehennemi janë dy qenie të krijuara.

Dhe ai ka pretenduar se ashtu siç ato janë të krijuara, ato do të mbarojnë (do të vijnë në një fund - do të përfundojnë).

Dhe se Allahu, i Fuqishëm dhe i Madhërishëm nuk do t'ju flet krijesave të Tij dhe nuk do të shikojë drejtë tyre në Ditën e Ringjalljes.

Dhe (se) banorët e Xhennetit nuk do të shikojnë drejtë Allahut, më Të Lartit, dhe nuk do ta shohin Atë nga brenda tij.

Dhe se Imani (besimi) është njohje me zemër duke përjashtuar pohimin me gjuhë.

Dhe ata refuzuan (nuk i pranuan) të gjitha atributet (tiparet apo cilësitë) e të Vërtetit (domethënë Allahut), të Fuqishmit dhe të Madhërishmit, i Lartësuar është Ai nga ajo me një lartësim fisnik.

Burimi: ''Ghunja Et-Talibin'', nga Shejh Abdul Kadir Xhejlani, 1/228/229.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, January 5, 2014

Kemi lindur në një kohë në të cilën nëse diçka është thyer ne do ta rregullonim atë, e nuk do ta hedhnim


Kemi lindur në një kohë në të cilën nëse diçka është thyer ne do ta rregullonim atë, e nuk do ta hedhnim

Një çift i martuar është pyetur: ''Si keni arritur të qëndroni së bashku për 65 vjet?''

Gruaja u përgjigj: ''Ne kemi lindur në një kohë në të cilën nëse diçka është thyer ne do ta rregullonim atë, e nuk do ta hedhnim.''

Transmetohet se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Asnjë burrë besimtarë nuk duhet ta urrejë gruan e tij besimtare. Nëse ai nuk pëlqen ndonjë nga tiparet e saj, ekzistojnë tipare tjera të saj që do ta kënaqin.''1

Transmetohet se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Nëse gruaja i falë pesë kohët e namazit, agjëron muajin e Ramazanit, e ruan organin e saj (nuk bën imoralitet), dhe i nënshtrohet burrit të saj, do t'i thuhet asaj: Hyn në Xhennet prej cilësdo derë të dëshirosh prej dyerve të Xhennetit.''2

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

1. Transmeton Muslimi.
2. Transmetojnë Ibn Hibbani, Ahmedi dhe të tjerët. Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë se hadithi është hasen - sahih. Shih: ''Adab Ez-Zifaf''.

Saturday, January 4, 2014

Konsideronim se ishin Melekët (Engjëjt) që e ngritnin në ajër trupin e tij të vdekur


Konsideronim se ishin Melekët (Engjëjt) që e ngritnin në ajër trupin e tij të vdekur

Urve Ibn Ez-Zubejri, Allahu e mëshiroftë, ka transmetuar: ''Kur Amir Ibn Fuhejre ra shehid, Amir Ibn Et-Tufejli e kishte parë trupin e tij duke u ngritur në ajër.
Ne konsideronim se këta ishin Melekët (Engjëjt) që e ngritnin atë.''

Burimi: ''El-Isabe Fi Ma'rifet Es-Sahabe'', 4/247, nga Imam Ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, January 3, 2014

Shejhu i Imam Muslimit, Imam Ka'nabi - Kushdo që nuk pohon se i Gjithëmëshirshmi është ngritur mbi Arsh është Xhehmi


Shejhu i Imam Muslimit, Imam Ka'nabi - Kushdo që nuk pohon se i Gjithëmëshirshmi është ngritur mbi Arsh është Xhehmi

Imam El-Ka'nabi (ka vdekur më 221 H), Shejhu i Imam Muslimit: Transmetohet nga Benan Ibn Ahmedi, se ka thënë: ''Ne ishim me (Imam) Ka'nabin (Allahu e mëshiroftë) dhe ai ndëgjoi një njeri nga mesi i Xhehmijëve (1) duke thënë: ''Er-Rahman alel Arsh Istevla'' (i Gjithëmëshirshmi e ka pushtuar Arshin).

Kështuqë (Imam) Ka'nabi tha: ''Kushdo që nuk qëndron me besim të sigurtë se i Gjithëmëshirshmi vërtetë është ngritur Mbi Arsh siç ndodhë dhe siç është e vendosur në zemrat e shumicës (së njerëzve) (2) është Xhehmi.''

Burimi: ''Muhtesar El-Uluv'', fq. 178, nga Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Xhehmitë janë grupacion i devijuar, të cilët kanë pretenduar se imani (besimi) është thjeshtë njohja e Allahut subhanehu ue teala.
Prej bindjeve të tyre është se Kur'ani nuk është fjala e Allahut subhanehu ue teala, por është e krijuar dhe ata i kanë mohuar emrat dhe cilësitë e Allahut subhanehu ue teala, duke ua prishur (ndryshuar) kuptimin.
Gjithashtu, prej bindjeve të Xhehmive është se Allahu subhanehu ue teala, nuk i ka folur Musës alejhi selam dhe bindje të tjera të devijuara, prandaj dijetarët e selefit kanë bërë tekfir mbi këtë grup (i kanë konsideruar jobesimtarë Xhehmitë).
2. Me shumicën e njerëzve është për qëllim shumicën e njerëzve të dijes - pra dijetarëve apo hoxhallarëve.

Thursday, January 2, 2014

Frika ime më e madhe në lidhje me qëndrimin në Ditën e Gjykimit


Frika ime më e madhe në lidhje me qëndrimin në Ditën e Gjykimit

Ebu Derda, radiallahu anhu, ka thënë: ''Në të vërtetë, frika ime më e madhe në lidhje me qëndrimin në Ditën e Gjykimit është se do të më thuhet mua: Ti ke mësuar, kështu që çfarë ke bërë me diturinë tënde?!''

Burimi: ''Xhamiul Bejan El Ilm ue Fadlihi'', 647, të Imam Ibn Abdulberrit, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, January 1, 2014

Imam Shafiu - Përmbajuni Ehlul Hadithit (Pasuesve të Hadithit)


Imam Shafiu - Përmbajuni Ehlul Hadithit (Pasuesve të Hadithit)

Imam Muhamed Ibn Idris Esh-Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Përmbajuni Ehlul Hadithit (Pasuesve të Hadithit), pasi që ata janë më të saktë (1) nga mesi i njerëzve.''

Burimi: ''Sijer Alam El-Nubela'', 10/60, të Imam Dhehebiut, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë me këto fjalë ka për qëllim se Ehlul Hadithi (Pasuesit e Hadithit - Hadithologët) apo përndryshe Ehli Sunneti (Pasuesit e Sunnetit) janë më të saktë, respektivisht janë në rrugën e drejtë që duhet pasuar (shënim i përkthyesit).