Sunday, December 8, 2013
Xhehm Ibn Safuani dhe pasuesit e tij (Xhehmitë) në mënyrë të gabuar kanë pretenduar se Ehli Sunneti (Pasuesit e Sunnetit) janë Mushebih
Xhehm Ibn Safuani dhe pasuesit e tij (Xhehmitë) në mënyrë të gabuar kanë pretenduar se Ehli Sunneti (Pasuesit e Sunnetit) janë Mushebih
Imami i Sunnetit Ahmed Ibn Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Dhe Xhehm Ibn Safuani (1), në mënyrë të gabuar ka pretenduar se kushdo që e përshkruan Allahun me diçka me të cilën Ai e ka përshkruar Veten e Tij në Librin e Tij, ose diçka e cila është transmetuar nga i Dërguari i Tij; se ai (person) është kafirë (jobesimtarë), dhe se ai është prej Mushebihëve (2).''
Burimi: ''Er-Red Ala Xhehmije'', fq.104.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Xhehm Ibn Safuani, ka qenë një person i devijuar, i cili ka pretenduar se imani është thjeshtë njohja e Allahut subhanehu ue teala.
Ai gjithashtu ka thënë se Kur'ani nuk është fjala e Allahut subhanehu ue teala, por është e krijuar dhe i ka mohuar emrat dhe cilësitë e Allahut subhanehu ue teala, duke ua prishur kuptimin.
Gjithashtu, prej bindjeve të Xhehmive është se Allahu subhanehu ue teala, nuk i ka folur Musës alejhi selam dhe bindje të tjera të devijuara, prandaj dijetarët e selefit kanë bërë tekfir mbi këtë grup (i kanë konsideruar jobesimtarë Xhehmitë).
2. Mushebih apo Muxhesim (Antropomorfist), quhen ata që e përngjasojnë Allahun subhanehu ue teala, me krijesat e Tij, pra ata të cilët shembull thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka dorë dhe dora e Tij është sikurse dora e njeriut, thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka fytyrë dhe fytyra e Tij është sikurse e krijesave të Tij.
Besimi i Ehli Sunnetit (Pasuesve të Sunnetit) është se pohojnë atë me të cilën Allahu subhanehu ue teala, e ka përshkruar Veten e Tij në Kur'an dhe i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem në hadithe, pa e përngjasuar Atë me krijesat, duke u bazuar në ajetin Kur'anor: ''Asnjë send nuk është si Ai; Ai është ndëgjuesi, shikuesi.'' (Esh-Shura, 11).
Pra, Ehli Sunneti thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka Dorë por Dora e Tij nuk është sikur dora e krijesave të Tij, thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka Fytyrë, por Fytyra e Tij nuk është sikur e krijesave të Tij (shënim i përkthyesit)...
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment