Thursday, December 19, 2013

A është haram imitimi në Islam, shembull nëse një recitues i Kur'anit reciton bukur, a lejohet të imitojmë atë?!


Pyetje: Es selamu alejkum.
A është haram imitimi në Islam, shembull nëse një recitues i Kur'anit reciton bukur, a lejohet të imitojmë atë?!

Përgjigje: Ve Alejkum Selam

Po, lejohet një gjë e tillë përderisa qëllimi është që të recitojmë sa më mirë Kur'anin.

Shejh Ibn Uthejmini, rahimehullah, është pyetur, në lidhje me atë se disa imamë në xhami e imitojnë recitimin e të tjerëve në namazet e teravive, me qëllim që zërat e tyre të jenë sa më të bukur gjatë recitimit të Kur'anit, dhe se a lejohet një gjë e tillë, dhe Shejhu është përgjigjur: ''Nëse imami i xhamisë e imition një person i cili ka zë të bukur dhe reciton bukur, me qëllim që zërin e tij dhe recitimin e Kur'anit ta bëjë sa më të bukur, kjo është diçka që është përshkruar (porositur) për të dhe për të tjerët, dhe sepse nga ajo gjallërohen besimtarët që luten prapa tij, dhe i bën ata të përqëndrohen, ndëgjojnë dhe t'i kushtojnë vëmendje recitimit. Allahu dhuron mirësitë e Tij mbi cilin të dojë dhe Ai është dhurues i madh.'' (''Kitab El-Da'ueh 5'', Ibn Uthejmin, 2/201).

Përshtati: Jetmir Jakupi

No comments:

Post a Comment