Sunday, December 29, 2013
Shejtanët kanë arritur! - Mrekulli që iu ndodhën sahabëve
Shejtanët kanë arritur! - Mrekulli që iu ndodhën sahabëve
Kur Sa'd Ibn Ebi Vekasi (radiallahu anhu) dhe ushtria Muslimane arritën në Lumin Tigër gjatë betejës së Kadisijës, Selmani (radiallahu anhu) u ndal dhe tha:
''Një lum nga lumenjtë e Allahut. A nuk do t'i mbajë ai ushtarët e Allahut?''
Kështu që, ai morri Sa'din për dore dhe eci mbi ujë, duke udhëhequr 30.000 ushtarë matanë Lumit Tigër në këmbë.
Persianët e shikuan këtë dhe ikën, duke thënë: ''Shejtanët kanë arritur! Shejtanët kanë arritur!''
Burimi: ''Et-Tarih'', 3/123, nga Imam Taberiu, dhe ''El-Bidaje Uen-Nihaje'', 7/64 nga Imam Ibn Kethiri, Allahu i mëshiroftë.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Friday, December 27, 2013
A nuk e shihni plakun e dobët i cili agjëron ditët e nxehta dhe qëndron në namaz gjatë natës?!
A nuk e shihni plakun e dobët i cili agjëron ditët e nxehta dhe qëndron në namaz gjatë natës?!
Imam Ibn Ixhlan, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Allahu (azze ue xhel) e ka bërë fuqinë e besimtarit në zemrën e tij dhe nuk e ka bërë në gjymtyrët e tij.
A nuk e shihni plakun e dobët i cili agjëron ditët e nxehta dhe qëndron (në namaz - falet) gjatë natës, ndërsa një njeri i ri (1) është i paaftë të bëjë këtë.''
Burimi: ''Sifetu Safve'', 3/341, nga Imam Abdurrahman Ibn El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Këtu është për qëllim për atë i cili nuk është praktikues i fesë, rrespektivisht i cili ka iman (besim) të dobët.
Tuesday, December 24, 2013
Kur bekimet kthehen në mallkime
Kur bekimet kthehen në mallkime
Është raportuar se Imam Hasan El-Basri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Në të vërtetë, Allahu e lejon (një njeri) që të kënaqet me një bekim për aq kohë sa të dojë Ai.
Por kur Ai nuk është më i falënderuar për të, Ai e kthen atë (bekim) në një dënim.''
Burimi: ''Kitab El-Shukr'', 17, nga Imam Ibn Ebi El-Dunja, Allahu e mëshiroftë.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Sunday, December 22, 2013
Përse dëshiron ta shkurorëzosh atë?
Përse dëshiron ta shkurorëzosh atë?
Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, i tha një njeriut i cili ishte duke menduar ta shkurorëzonte gruan e tij: ''Përse dëshiron ta shkurorëzosh atë?'' Ai tha: ''Unë nuk e dua atë.''
Omeri (radiallahu anhu) tha: ''A duhet që çdo shtëpi të ndërtohet mbi dashuri? E çfarë në lidhje me besnikërinë dhe vlerësimin?''
Burimi: ''El-Bejen Ue Et-Tebejin'', 2/101.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Saturday, December 21, 2013
Pasha Allahun ata kanë gënjyer - Allahu ia ktheu përsëri asaj shikimin
Pasha Allahun ata kanë gënjyer - Allahu ia ktheu përsëri asaj shikimin
Sa'd Ibn Ibrahimi, ka thënë: ''Zinera ishte një robëreshë romake dhe u bë muslimane.
Mushrikët e torturuan atë derisa ajo e humbi shikimin e saj për shkak të torturave të rënda.
Mushrikët thanë: ''Lati dhe Uzati (1) ia morrën asaj shikimin.''
Ajo tha: ''Unë nuk besojë në Latin dhe Uzatin, dhe Allahu ia ktheu përsëri asaj shikimin.''
Në një transmetim tjetër:
Ebu Bekri, radiallahu anhu, e liroi Zinerën nga robëria dhe ajo e humbi shikimin e saj kur ajo u lirua.
Kurejshët thanë: ''Është vetëm Lati dhe Uzati të cilët e morrën shikimin e saj.''
Ajo tha: ''Pasha Allahun ata kanë gënjyer, Lati dhe Uzati as nuk mund të bëjnë dëm e as dobi'', dhe Allahu ia ktheu përsëri asaj shikimin.
Burimi: ''El-Isabe Fi Tejmiz Es-Sahabe'', nga Imam Ibn Haxher El-Eskalani, Allahu e mëshiroftë.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Lati dhe Uzati kanë qenë idhuj të mushrikëve.
Thursday, December 19, 2013
A është haram imitimi në Islam, shembull nëse një recitues i Kur'anit reciton bukur, a lejohet të imitojmë atë?!
Pyetje: Es selamu alejkum.
A është haram imitimi në Islam, shembull nëse një recitues i Kur'anit reciton bukur, a lejohet të imitojmë atë?!
Përgjigje: Ve Alejkum Selam
Po, lejohet një gjë e tillë përderisa qëllimi është që të recitojmë sa më mirë Kur'anin.
Shejh Ibn Uthejmini, rahimehullah, është pyetur, në lidhje me atë se disa imamë në xhami e imitojnë recitimin e të tjerëve në namazet e teravive, me qëllim që zërat e tyre të jenë sa më të bukur gjatë recitimit të Kur'anit, dhe se a lejohet një gjë e tillë, dhe Shejhu është përgjigjur: ''Nëse imami i xhamisë e imition një person i cili ka zë të bukur dhe reciton bukur, me qëllim që zërin e tij dhe recitimin e Kur'anit ta bëjë sa më të bukur, kjo është diçka që është përshkruar (porositur) për të dhe për të tjerët, dhe sepse nga ajo gjallërohen besimtarët që luten prapa tij, dhe i bën ata të përqëndrohen, ndëgjojnë dhe t'i kushtojnë vëmendje recitimit. Allahu dhuron mirësitë e Tij mbi cilin të dojë dhe Ai është dhurues i madh.'' (''Kitab El-Da'ueh 5'', Ibn Uthejmin, 2/201).
Përshtati: Jetmir Jakupi
Tuesday, December 17, 2013
Mos u mashtroni nga ato që keni parë nga unë
Mos u mashtroni nga ato që keni parë nga unë
Është raportuar se një njeri ishte duke e shikuar nga afër Bishr Es-Suleimin, i cili ishte duke e zgjatur namazin e tij dhe duke e falur atë mirë.
Kur Bishri e përfundoi namazin e tij, ai i tha njeriut: ''Mos u mashtro nga ato që ke parë nga unë.
Sepse në të vërtetë, Iblisi (Shejtani), Allahu e mallkoftë atë, e ka adhuruar Allahun për mijëra vjet dhe më pas përfundoi duke qenë ai që është tani.''
Burimi: ''Behru Dumo'', fq.171.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Monday, December 16, 2013
Pesë këshilla nga Imam Kasim El-Xhui
Pesë këshilla nga Imam Kasim El-Xhui
Imam Kasim El-Xhui, (ka vdekur më 248 H) Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Unë ju këshillojë juve me pesë çështje:
1. Kur ju trajtoheni në mënyrë të padrejtë, mos u sillni në mënyrë të padrejtë;
2. Kur ju lavdërojnë, mos u gëzoni;
3. Kur ju kritikojnë, mos u shqetësoni;
4. Kur juve nuk ju besojnë, mos u zemëroni;
5. Dhe nëse njerëzit veprojnë në mënyrë të rreme (mashtruese) ndaj juve, mos veproni në mënyrë të rreme (mashtruese) ndaj tyre.''
Burimi: ''Sifetu Safve'', 2/200, nga Imam Abdurrahman Ibn El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Saturday, December 14, 2013
I kam kërkuar Allahut azze ue xhel që të më japë jetën e të pasurit dhe vdekjen e të varfërit
I kam kërkuar Allahut azze ue xhel që të më japë jetën e të pasurit dhe vdekjen e të varfërit
Kur (Imam) Abdullah Ibn Mubareku (1), ishte duke vdekur, ai i tha shërbëtorit të tij, Nasrit: ''Vendose kokën time në rërë (në tokë).''
Nasri filloi të qajë.
Ibn El-Mubareku, tha: ''Çfarë të bëri të qash?''
Ai u përgjigj: ''E kujtova komoditetin (rehatinë) në të cilën ishe dhe në çfarë je tash, i varfër dhe i larguar.''
Ibn El-Mubareku tha: ''Hesht, unë i kam kërkuar Allahut (azze ue xhel) që të më japë jetën e të pasurit dhe vdekjen e të varfërit.''
Burimi: ''El-Muxheleseh ue Xhevahir El-Ilm'', 2/253.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Imami i nderuar, Abdullah Ibn Mubareku, Allahu e mëshiroftë, ka pasur për mësues disa nga dijetarët më të mëdhenjë musliman, si Imam Ebu Hanifen, Imam Malikun dhe Imam Sufjan Eth-Theurin, Allahu i mëshiroftë që të gjithë.
Ky dijetar njihet si njëri nga dijetarët më të mëdhenjë që njeh historia Islame.
Friday, December 13, 2013
Kur do ta dijë se jam i devotshëm e kur mëkatarë?
Kur do ta dijë se jam i devotshëm e kur mëkatarë?
Një njeri erdhi tek Aishja, radiallahu anha, dhe e pyeti: ''Kur do ta dijë se jam i devotshëm?'' Ajo tha: ''Kur do ta kuptosh se t'i je mëkatarë.''
Ai tha: ''Dhe kur do ta kuptojë se jam mëkatarë?'' Ajo u përgjigj: ''Kur t'i të mendosh se je i devotshëm.''
Burimi: ''Tenbihul Ghafilin'', 251.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Wednesday, December 11, 2013
Për shkak të kësaj drite ju e keni ndjerë errësirën
Për shkak të kësaj drite ju e keni ndjerë errësirën
Imam Abdurrahman Ibn Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nëse ju gjeni një errësirë në zemrën tuaj pasiqë keni mëkatuar, atëherë dijeni se në zemrën tuaj ka një dritë, për shkak të kësaj drite ju e keni ndjerë errësirën.''
Burimi: ''Revdetul Muhibin'', 2/112.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Tuesday, December 10, 2013
''Allahu zbret çdo natë në qiellin më të afërt'', Si zbret Ai?
''Allahu zbret çdo natë në qiellin më të afërt'', Si zbret Ai?
قال إسحاق بن راهويه (ت. 238 هـ) : قال لي الأمير عبد الله بن طاهر: "يا أبا يعقوب، هذا الحديث الذي ترويه عن رسول الله صلى الله عليه وسلم: "ينزل ربنا كل ليلة إلى السماء الدنيا"، كيف ينزل؟ قال، قلتُ: «أعز الله الأمير! لا يُقال لأمر الرب: كيف؟ إنما ينزل بلا كيفَ
Imam Is'hak Ibn Ravejh (ka vdekur më 238 H), Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Princi Abdullah Ibn Tahir më tha mua: ''O Ebu Jakub, ky hadith i cili raportohet nga i Dërguari, salallahu alejhi ue selem: ''Allahu zbret çdo natë në qiellin më të afërt'', Si zbret Ai?
Unë u përgjigja: ''Allahu e nderoftë princin! Nuk thuhet për çështjen e Allahut 'Si'? Ai zbret pa pyetur se si (bila kejfe)1.''
Burimi: ''Akide Es-Selef Ashab El-Hadith'', fq.194 të Imam Ebu Uthman Es-Sabunit me dy zinxhirë të ndryshëm transmetimi: Është transmetuar nga Imam Es-Sabuni nga Imam Ebul Kasim El-Asbahani në ''El-Huxhexh Fi Bejen El-Mehexheh'', përmes djalit të Imam Es-Sabunit, Ebu Bekrit.
Gjithashtu është transmetuar nga Imam Bejhekiu, në ''El-Esma Ue Sifat'', 2/376-377, me tjetër zinxhirë.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Pra, nuk lejohet të pyesim për cilësitë e Allahut subhanehu ue teala, se Si janë ato, apo si është mënyra e tyre. Në këtë rast, nuk lejohet të thuhet se Si zbret Allahu subhanehu ue teala, në qiellin e dunjasë.
I pranojmë këto ajete dhe hadithe që flasin për cilësitë e Allahut subhanehu ue teala ashtu si kanë ardhur, pa pyetur se Si janë ato, pa i shpjeguar ato, dhe pa i përngjasuar ato me cilësitë e krijesave.
Monday, December 9, 2013
Është të folurit tim e cila më ka sjellur aq shumë telashe (shqetësime)
Është të folurit tim e cila më ka sjellur aq shumë telashe (shqetësime)
Omer Ibn Hattabi (radiallahu anhu) njëherë hyri tek Ebu Bekri (radiallahu anhu), dhe e gjeti atë duke tërhequr (shkulur) gjuhën e tij.
Ai (Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu) tha: ''Oh, çfarë je duke bërë?''
Ebu Bekri (radiallahu anhu), u përgjigj: ''Është kjo (të folurit tim) e cila më ka sjellur aq shumë telashe (shqetësime).''
Burimi: ''El-Muveta'', 2/988, të Imam Malikut, Allahu e mëshiroftë.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Sunday, December 8, 2013
Xhehm Ibn Safuani dhe pasuesit e tij (Xhehmitë) në mënyrë të gabuar kanë pretenduar se Ehli Sunneti (Pasuesit e Sunnetit) janë Mushebih
Xhehm Ibn Safuani dhe pasuesit e tij (Xhehmitë) në mënyrë të gabuar kanë pretenduar se Ehli Sunneti (Pasuesit e Sunnetit) janë Mushebih
Imami i Sunnetit Ahmed Ibn Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Dhe Xhehm Ibn Safuani (1), në mënyrë të gabuar ka pretenduar se kushdo që e përshkruan Allahun me diçka me të cilën Ai e ka përshkruar Veten e Tij në Librin e Tij, ose diçka e cila është transmetuar nga i Dërguari i Tij; se ai (person) është kafirë (jobesimtarë), dhe se ai është prej Mushebihëve (2).''
Burimi: ''Er-Red Ala Xhehmije'', fq.104.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Xhehm Ibn Safuani, ka qenë një person i devijuar, i cili ka pretenduar se imani është thjeshtë njohja e Allahut subhanehu ue teala.
Ai gjithashtu ka thënë se Kur'ani nuk është fjala e Allahut subhanehu ue teala, por është e krijuar dhe i ka mohuar emrat dhe cilësitë e Allahut subhanehu ue teala, duke ua prishur kuptimin.
Gjithashtu, prej bindjeve të Xhehmive është se Allahu subhanehu ue teala, nuk i ka folur Musës alejhi selam dhe bindje të tjera të devijuara, prandaj dijetarët e selefit kanë bërë tekfir mbi këtë grup (i kanë konsideruar jobesimtarë Xhehmitë).
2. Mushebih apo Muxhesim (Antropomorfist), quhen ata që e përngjasojnë Allahun subhanehu ue teala, me krijesat e Tij, pra ata të cilët shembull thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka dorë dhe dora e Tij është sikurse dora e njeriut, thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka fytyrë dhe fytyra e Tij është sikurse e krijesave të Tij.
Besimi i Ehli Sunnetit (Pasuesve të Sunnetit) është se pohojnë atë me të cilën Allahu subhanehu ue teala, e ka përshkruar Veten e Tij në Kur'an dhe i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem në hadithe, pa e përngjasuar Atë me krijesat, duke u bazuar në ajetin Kur'anor: ''Asnjë send nuk është si Ai; Ai është ndëgjuesi, shikuesi.'' (Esh-Shura, 11).
Pra, Ehli Sunneti thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka Dorë por Dora e Tij nuk është sikur dora e krijesave të Tij, thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka Fytyrë, por Fytyra e Tij nuk është sikur e krijesave të Tij (shënim i përkthyesit)...
Saturday, December 7, 2013
Nuk kam parë ndonjë gjë më të çuditshme se sa një njeri i cili nuk kërkon pasuri përmes martesës
Nuk kam parë ndonjë gjë më të çuditshme se sa një njeri i cili nuk kërkon pasuri përmes martesës
Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Unë nuk kam parë ndonjë gjë më të çuditshme se sa një njeri i cili nuk kërkon pasuri përmes martesës, edhe pse Allahu ka premtuar, si rezultat i saj (domethënë i martesës), atë që Ai ka premtuar:
''...Nëse janë të varfër, Allahu, do t'i begatojë ata me dhuntinë e Tij.''1
Burimi: ''El-Durr El-Menthur'', vëll.5, fq.80-81.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. En-Nur, 32.
Friday, December 6, 2013
Këto shpërblime i ke nga Allahu, për shkak të njerëzve të cilët të kanë përgojuar dhe t'i nuk e ke ditur për këtë gjë
Këto shpërblime i ke nga Allahu, për shkak të njerëzve të cilët të kanë përgojuar dhe t'i nuk e ke ditur për këtë gjë
Ebu Umame El-Behili, radiallahu anhu, njëherë ka thënë: ''Në Ditën e Gjykimit, robit të Allahut do t'i jepet libri i veprave të tij, ku ai do të gjejë shpërblime për gjëra të cilat ai nuk i ka bërë, kështu që ai pyetë: ''O Zoti im, prej nga i kam marr unë këto vepra?''
Kështu që Allahu i përgjigjet atij duke i thënë: ''Këto janë për shkak të njerëzve të cilët të kanë përgojuar ty dhe t'i nuk e ke ditur për këtë gjë.''
Burimi: ''Elda Ue El-Daue'', nga Imam Ibn Kajim El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Thursday, December 5, 2013
Edhe deri sa ishte në shtratin e vdekjes u ngrit që të shkojë në xhami për të falur namazin
Edhe deri sa ishte në shtratin e vdekjes u ngrit që të shkojë në xhami për të falur namazin
Zubejri ka thënë: ''Axha im, Mus'abi ka thënë: ''Amir Ibn Abdullah Ez-Zubejri e ka ndëgjuar muezinin (duke thirrë ezanin) ndërsa ai ishte në shtratin e vdekjes, dhe shtëpia e tij ishte afër xhamisë.
Kështu që ai tha: ''Më kapni për dorën time.'' Iu tha atij: ''Ti je i sëmurë.''
Kështu që ai tha: ''E ndëgjojë Thirrësin e Allahut (muezinin) dhe nuk i përgjigjem?!''
Kështu që ata e morrën atë për dore dhe ai hyri (në xhami) derisa ata ishin duke e falur akshamin.
Ai fali një rekat me Imamin dhe pastaj vdiq. Allahu pastë mëshirë mbi të.''
Burimi: ''Et-Temhid'', të Imam Ibn Abdul Berrit, Allahu e mëshiroftë, 20/93.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Wednesday, December 4, 2013
Kushdo që falet dhe agjëron, por nuk i braktisë gjynahet, është gënjeshtarë
Kushdo që falet dhe agjëron, por nuk i braktisë gjynahet, është gënjeshtarë
Isa Ibn Merjemi (Isa, i biri i Merjemit) alejhi selam, ka thënë: ''Në të vërtetë kushdo që falet dhe agjëron, por nuk i braktisë gjynahet, atëherë është e shkruar se ai është një gënjeshtarë.''
Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'', 13/196, nga Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë,
Përktheu: Jetmir Jakupi
Monday, December 2, 2013
Nëse ju nuk e falni namazin sot, atëherë kur?!
Nëse ju nuk e falni namazin sot, atëherë kur?!
Imam Sufjan Eth-Theuri, Allahu e mëshiroftë, kishte zakon të ofronte faljen e namazeve dhe pastaj do të kthehej në drejtim të të rinjëve dhe thoshte: ''Nëse ju nuk faleni sot, atëherë kur?''
Burimi: ''El-Hiljah'', 7/59.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Sunday, December 1, 2013
Ajo që ka thënë Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah, para se të vdiste
Ajo që ka thënë Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah,
para se të vdiste
Imam Ibn Muflih El Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
''Shejhul Islam Ibn Tejmije, vdiq ndërsa ai lexoi:
إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّاتٍ وَنَهَرٍ
فِي مَقْعَدِ صِدْقٍ عِندَ مَلِيكٍ
مُّقْتَدِرٍ
''Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në Xhennete e
në lumenjë. Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i Plotëfuqishëm (te Allahu).''1
Burimi: ''Mese'ibul Insan Min Meke'idi Shejtan'', fq.256.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. El-Kamer, 54-55.
Subscribe to:
Posts (Atom)