Thursday, August 22, 2013

Ju muslimanët thoni se Kur'ani sqaron (shpjegon) çdo gjë



Ju muslimanët thoni se Kur'ani sqaron (shpjegon) çdo gjë

Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, tregon: ''Një i krishterë Europian dëshironte të testonte një dijetarë musliman i cili ishte ulur dhe hante në një restorant.
Ai tha: ''Ju muslimanët thoni se Kur'ani sqaron (shpjegon) çdo gjë. Si e sqaron (shpjegon) se si bëhet (përgaditet) ushqimi të cilin e ha ti?
Muslimani e thirri pronarin e restorantit dhe e pyeti atë (se si përgaditet ushqimi) dhe ai u përgjigj.
Ai pas kësaj tha: ''Kështu që thotë Kur'ani, domethënë që ne të pyesim ata që dijnë (që kanë njohuri) nëse ne nuk dijmë.''

Burimi: ''Ahkamul-Kur'an'', 2/214.

Përktheu: Jetmir Jakupi

No comments:

Post a Comment