A e di se cili është bashkëshorti i drejtë?
Ai është njeriu i cili do të të zgjedhë ty për shkak të gruas që je, e jo për arsye të xhinseve të ngushta ose fustanit të shkurtë.
Ai është njeriu i cili do të çmojë hixhabin (mbulesën) tënde, edhe para se të të sheh ty me flokët e bukura, veshjet tërheqëse dhe të grimosur.
Ai është njeriu i cili do të ulë shikimin e tij, në mënyrë që t'i të bëhesh gruaja e vetme që ai sheh.
Ai është njeriu i cili të ka zgjedhur ty që të bëhesh dhurata e tij prej Allahut, për luftimin e joshjeve të grave të tjera.
Ai është njeriu i cili e ka ruajtur zemrën e tij për ty, vetëm për ty, në mënyrë që t'i të mund të jetosh në të në paqe.
Ai është njeriu, dashuria e të cilit do të të bëjë ty më të fortë.
Ai është një dhuratë për ty, nga Allahu subhanehu ue teala, in sha Allah.
Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Nëse kërkon të fejohet dikush të cilit ia pëlqeni fenë dhe moralin, martojeni, se në të kundërtën do të jetë sprovë në tokë dhe telash i madh.''1
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Transmeton Tirmidhiu.
No comments:
Post a Comment