Saturday, August 31, 2013

Të thuhet se Allahu nuk ka folur me Musën është më keq...



Të thuhet se Allahu nuk ka folur me Musën është më keq...

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Të thuhet se Allahu nuk ka folur me Musën është më keq se sa të thuash se Kur'ani është i krijuar, sepse ai akuzon Kur'anin se gënjen.
Ky duhet të pendohet ose duhet të ekzekutohet.''

Burimi: ''El-Irakijah'', 1/326.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, August 29, 2013

Nëse e sheh një njeri që e do Ahmed Ibn Hanbelin..



Nëse e sheh një njeri që e do Ahmed Ibn Hanbelin...

Imam Kutejbe Ibn Seidi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nëse e sheh një njeri që e do Ahmed Ibn Hanbelin, t'i atëherë duhet të dijsh se ai e pason Sunnetin.''

Burimi: ''Menakib Ahmed'', fq.103.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Mos e martoni gruan me burrë të shëmtuar dhe të neveritshëm



Mos e martoni gruan me burrë të shëmtuar dhe të neveritshëm

Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Mos e martoni gruan me burrë të shëmtuar dhe të neveritshëm.
Ato dëshirojnë për veten e tyre atë që ju dëshironi për veten tuaj.''

Pra, qëllimi i fjalëve të Omerit, radiallahu anhu, është se edhe gratë dëshirojnë për martesë burra të bukur dhe tërhjekës ashtu siç edhe burrat duan gra të bukura dhe tërheqëse, andaj ato duhet martuar me ata që dëshirojnë.

Burimi: ''Ahkamun-Nisa, fq.103 të Imam Ibnul Xheuzit, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, August 28, 2013

Muzika është e ndaluar sipas të gjithë katër Imamëve



Muzika është e ndaluar sipas të gjithë katër Imamëve

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Muzika është e ndaluar sipas të gjithë katër Imamëve.''

Burimi: ''El-Minhexh'', 3/442.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Qëndro larg nga ky lloj i grave...



Qëndro larg nga ky lloj i grave...

Hatab El-Mahzumi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''I dashur bir!
Qëndro larg prej grave që thojnë ''Jo'' nëse burri thotë ''Po'' dhe ''Po'', nëse burri thotë ''Jo''.''

Burimi: ''Er-Raudah'', fq.202.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, August 27, 2013

Ai i cili thotë se unë e lejojë bartjen e kryqit ka gënjyer



Ai i cili thotë se unë e lejojë bartjen e kryqit ka gënjyer

Shejh Ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ai i cili thotë se unë e lejojë bartjen e kryqit ka gënjyer.
Nuk është hera e parë që gënjehet në lidhje me mua.''

Burimi: binbaz.org.sa

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, August 26, 2013

Mendimi i Imam Ahmed Ibn Hanbelit, Allahu e mëshiroftë mbi lënësin e namazit



Mendimi i Imam Ahmed Ibn Hanbelit, Allahu e mëshiroftë mbi lënësin e namazit

Ebu Davudi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''E kam ndëgjuar Ahmedin (Ibn Hanbelin) duke thënë: ''Ai i cili nuk e kryen namazin e tij, është kafirë (jobesimtarë).''

Burimi: ''Esh-Sheriah'', fq.141, nga Imam Ebu Bekr El-Axhuri, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, August 25, 2013

Shejh Albani në lidhje me nxënësit e dijes që merren me gabimet e të tjerëve




Shejh Albani në lidhje me nxënësit e dijes që merren me gabimet e të tjerëve

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Shumë nxënës (të dijes) të sotshëm, e mbajnë të zënë veten e tyre (merren me) gabimet e të tjerëve, në vend se të merren me të vetat.''

Burimi: ''Silsilat El-Huda uen-Nur'', 788.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, August 24, 2013

Mos mendo se do të bëhesh i varfër nëse martohesh



Mos mendo se do të bëhesh i varfër nëse martohesh

Imam Es-Sa'di, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Mos përfytyro se do të bëhesh i varfër nëse martohesh.
Allahu nxitë drejtë martesës dhe premton pasuri pas varfërisë.''

Burimi: ''Tejsirul-Kerim'', fq.567.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, August 23, 2013

Psikologët thonë...



Psikologët thonë...

Sipas asaj që thonë psikologët:

1. Nëse një njeri qesh tepër shumë, edhe për budallallëqe, ai është i vetmuar thellë në brendësi...

2. Nëse një njeri flen shumë, ai është i pikëlluar...

3. Nëse një njeri flet më pak, mirëpo flet shpejtë, ai mban fshehtësira...

4. Nëse ndonjëri nuk mund të qan, ai është i dobët (i pafuqishëm)...

5. Nëse ndonjëri ha në ndonjë mënyrë jonormale, ai është i tensionuar...

6. Nëse ndonjëri qan për gjëra të vogla, ai është i padëmshëm (i padjallëzuar) dhe zemërbutë...

7. Nëse ndonjëri zemërohet (inatoset) për budallallëqe ose për gjëra të vogla të parëndësishme, kjo do të thotë se atij i nevojitet dashuri...

Mundohu t'i kuptosh njerëzit më shumë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, August 22, 2013

Ju muslimanët thoni se Kur'ani sqaron (shpjegon) çdo gjë



Ju muslimanët thoni se Kur'ani sqaron (shpjegon) çdo gjë

Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, tregon: ''Një i krishterë Europian dëshironte të testonte një dijetarë musliman i cili ishte ulur dhe hante në një restorant.
Ai tha: ''Ju muslimanët thoni se Kur'ani sqaron (shpjegon) çdo gjë. Si e sqaron (shpjegon) se si bëhet (përgaditet) ushqimi të cilin e ha ti?
Muslimani e thirri pronarin e restorantit dhe e pyeti atë (se si përgaditet ushqimi) dhe ai u përgjigj.
Ai pas kësaj tha: ''Kështu që thotë Kur'ani, domethënë që ne të pyesim ata që dijnë (që kanë njohuri) nëse ne nuk dijmë.''

Burimi: ''Ahkamul-Kur'an'', 2/214.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, August 21, 2013

Dora ime u paralizoftë, në qoftë se unë e godasë gruan time


Dora ime u paralizoftë, në qoftë se unë e godasë gruan time

Imam Ibn Arabiu, Allahu e mëshiroftë, tregon: ''Shurejh En-Nehaiu, ka thënë: ''Gruaja ime vdiq para meje.
Do të dëshiroja që ajo të mund të merrte nga jeta ime ose që ne të vdisnim bashkë (që të dy).
Kam parë se si njerëzit i godasin gratë e tyre. Dora ime u paralizoftë, në qoftë se dora ime godet Zejneben.''

Burimi: ''El-Ahkam'', 1/462.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, August 20, 2013

Iblisi (Shejtani) ka qarë me zë të lartë katër herë...


Iblisi (Shejtani) ka qarë me zë të lartë katër herë...

Iblisi (Shejtani) ka qarë me zë të lartë katër herë, së pari kur Allahu e ka shpallur atë si të mallkuar, së dyti kur ai është hedhur jashtë, së Treti kur Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka lindur dhe së katërti kur Sureja Fatiha është shpallur.''

Burimi: ''El Bidaje uen Nihaje'', vëll.2, fq.166 nga Imam Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, August 19, 2013

Ua kam falur të gjithëve...


Ua kam falur të gjithëve...

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Unë kam falur ata të cilët kanë gënjyer në lidhje me mua dhe të cilët më kanë trajtuar padrejtësisht.''

Burimi: ''El-Ukud'', fq.265.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, August 18, 2013

Luani i Allahut

Luani i Allahut

Transmetohet se Sad Ibn Ebi Vekasi, radiallahu anhu, ka thënë: ''E pashë Hamzën duke luftuar me dy shpata para të Dërguarit të Allahut, gjatë betejës së Uhudit.
Ai tha: ''Unë jam Luani i Allahut!''

Burimi: ''Es-Sijer'', 1/177.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, August 17, 2013

A e di se cili është bashkëshorti i drejtë?

A e di se cili është bashkëshorti i drejtë?

Ai është njeriu i cili do të të zgjedhë ty për shkak të gruas që je, e jo për arsye të xhinseve të ngushta ose fustanit të shkurtë.

Ai është njeriu i cili do të çmojë hixhabin (mbulesën) tënde, edhe para se të të sheh ty me flokët e bukura, veshjet tërheqëse dhe të grimosur.

Ai është njeriu i cili do të ulë shikimin e tij, në mënyrë që t'i të bëhesh gruaja e vetme që ai sheh.

Ai është njeriu i cili të ka zgjedhur ty që të bëhesh dhurata e tij prej Allahut, për luftimin e joshjeve të grave të tjera.

Ai është njeriu i cili e ka ruajtur zemrën e tij për ty, vetëm për ty, në mënyrë që t'i të mund të jetosh në të në paqe.

Ai është njeriu, dashuria e të cilit do të të bëjë ty më të fortë.

Ai është një dhuratë për ty, nga Allahu subhanehu ue teala, in sha Allah.

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Nëse kërkon të fejohet dikush të cilit ia pëlqeni fenë dhe moralin, martojeni, se në të kundërtën do të jetë sprovë në tokë dhe telash i madh.''1

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Transmeton Tirmidhiu.

Tuesday, August 13, 2013

Gjërat janë të destinuara për t'u përdorur dhe njerëzit për t'u dashur

Gjërat janë të destinuara për t'u përdorur dhe njerëzit për t'u dashur

Tek sa një njeri lustronte veturën e tij të re, djali i tij 4 vjeçar kapi një gurë dhe e gërvishti anash veturën.

Nga zemërimi, njeriu morri dorën e fëmijës dhe e qëlloi atë shumë herë, duke mos kuptuar se ai ishte duke përdorur çelësin e hekurit për goditjen e dorës së fëmijës...

Në spital, fëmija i kishte humbur të gjithë gishtërinjtë e tij për shkak të thyerjes...

Kur fëmija e pa babanë e tij...me sytë e dhembshëm...i tha: ''Babi, kur do të më rriten gishtërinjtë e mi përsëri?''

Njeriu ishte aq i lënduar dhe pa fjalë, kështuqë shkoi dhe e qëlloi veturën disa herë, i shkatërruar nga veprimet e tij, i ulur para veturës, ai i shikoi gërvishtjet...
Fëmija kishte shkruar: ''TË DUA BABI.''

Gjërat janë të destinuara për t'u përdorur dhe njerëzit për t'u dashur, por problemi i botës së sotme është se... njerëzit po përdoren dhe gjërat po duhen.

SubhanAllah!! Allahu subhanehu ue teala, gjithmonë na udhëzoftë në të drejtën. Amin.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, August 11, 2013

Bashkëshort dhe bashkëshorte


Bashkëshort dhe bashkëshorte: 10 % të konflikteve vijnë nga dallimi në mendime, dhe 90 % vijnë për shkak të tonit të gabuar të zërit.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, August 9, 2013

Asnjëherë mos e gënje një grua të mençur

Asnjëherë mos e gënje një grua të mençur

Një burrë e lajmëroi në telefon gruan e tij në shtëpi dhe i tha: ''E dashur, më kanë kërkuar që të shkojë për peshkim në Taunsvill (vend në Australi) me shefin tim dhe me disa miq.
Ne do të qëndrojmë atje një javë. Kjo është një mundësi e mirë për mua që unë të marrë promovimin (ngritjen në detyrë) të cilën unë e doja, kështuqë të lutem a mundesh të më paketosh (bësh gati) rroba të mjaftueshme për një javë dhe të vësh shkopin tim të peshkimit dhe kutinë me vegla (të peshkimit), ne do të nisemi nga zyra dhe unë do të vijë pas pak nga shtëpia që t'i marrë gjërat e mija. Oh! Të lutem më paketo edhe pizhamat e mia të kaltërta, të rejat.''

Gruaja mendoi se kjo tingëlloi pak e dyshimtë, por duke qenë një grua e mirë siç është, bëri saktësisht atë që burri i saj kërkoi prej saj.

Në vikendin e ardhshëm ai erdhi në shtëpi pak i lodhur, përndryshe dukej mirë.
Gruaja i urojë mirëseardhje në shtëpi dhe e pyeti se a kishte kapur mjaft peshq??
Ai tha: ''Po! Shumë nga Salmonët, disa bllugill, dhe disa trofta. Por pse nuk i kishe paketuar pizhamat e mija të reja të kaltërta siç t'i kërkova t'i paketosh?''

Gruaja u përgjigj: ''Unë i paketova. Ato janë në kutinë tënde të veglave të peshkimit.''

وعَنْ عَبْدِ اللَّهِ بن مسعود رضي الله عنه قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ : "عَلَيْكُمْ بِالصِّدْقِ فَإِنَّ الصِّدْقَ يَهْدِي إِلَى الْبِرِّ وَإِنَّ الْبِرَّ يَهْدِي إِلَى الْجَنَّةِ وَمَا يَزَالُ الرَّجُلُ يَصْدُقُ وَيَتَحَرَّى الصِّدْقَ ( أي يبالغ فيه ويجتهد ) حَتَّى يُكْتَبَ عِنْدَ اللَّهِ صِدِّيقًا وَإِيَّاكُمْ وَالْكَذِبَ فَإِنَّ الْكَذِبَ يَهْدِي إِلَى الْفُجُورِ وَإِنَّ الْفُجُورَ يَهْدِي إِلَى النَّارِ وَمَا يَزَالُ الرَّجُلُ يَكْذِبُ وَيَتَحَرَّى الْكَذِبَ حَتَّى يُكْتَبَ عِنْدَ اللَّهِ كَذَّابًا . " رواه مسلم 4721 .

Transmetohet nga Abdullah Ibn Mesudi, radiallahu anhu, se ka thënë: ''I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Ti duhet të jesh i sinqertë, për shkak se sinqeriteti të shpie në drejtësi, dhe drejtësia të shpie në Xhennet.
Njeriu do të vazhdojë të flasë të vërtetën dhe do të përpiqet të flasë të vërtetën derisa ai të rregjistrohet tek Allahu si sidik (folës i së vërtetës).
Ruaju nga të treguarit e gënjeshtrave, për shkak se gënjeshtrat të shpiejnë në imoralitet dhe imoraliteti të shpie në Xhehennem.
Njeriu do të vazhdojë të tregojë gënjeshtra, dhe do të përpiqet të tregojë gënjeshtra derisa ai të rregjistrohet tek Allahu si gënjeshtarë.''1

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

1. Transmeton Muslimi, 4721.

Wednesday, August 7, 2013

Frika e një të riut prej Allahut

Frika e një të riut prej Allahut

Një ditë, Malik Ibn Dinari (Allahu e mëshiroftë), po kalonte nga një vend, kur vuri re një djalosh të ri i cili kishte të veshur rroba të vjetra dhe i cili qante buzë rrugës. Emri i tij ishte Utbah. Djersët i rridhnin nga trupi i tij, edhe pse temperatura ishte shumë e ftohët në atë kohë.
Malik Ibn Dinari, u befasua shumë nga kjo skenë dhe e pyeti Utbën: ''O djalosh i ri, pse po qanë? Dhe pse po djersitesh gjatë kësaj temperature të ftohtë?

Utbah, u përgjigj: ''Njëherë, kam kryer një mëkat në këtë vend. Sot, derisa isha duke kaluar nga ky vend, mu kujtua ai mëkat.''

Shikoni se çfarë besimtarë ishin muslimanët e hershëm. Sot, ne i kryejmë me mijëra mëkate, akoma, ne ecim andej-këtej me lumturi dhe gëzim sikur ne nuk kemi asgjë për t'u shqetësuar (sikur nuk kemi bërë asnjë mëkat).

Shejh Ebu Lejth Samarkandi, (Allahu e mëshiroftë), në ''Tenbihul Ghafilin''.

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

Tuesday, August 6, 2013

Dashuria fillon me një buzëqeshje, rritet me një përqafim, dhe përfundon me lot...

Dashuria fillon me një buzëqeshje, rritet me një përqafim, dhe përfundon me lot, në qoftë se ajo nuk është për hirë të Allahut subhanehu ue teala, dhe sipas mënyrës që Ai na ka lejuar.

''Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtetë ajo është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.''1

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. El-Isra, 32.

Monday, August 5, 2013

Shumë martesa do të ishin më të mira nëse burri dhe gruaja në mënyrë të qartë do të kuptonin se ata janë në anën e njëjtë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, August 1, 2013

Kjo është kur t'i duhet të jesh i shqetësuar

Kur gruaja jote:

- Shqetësohet për ty.

- Lufton me ty (të ndihmon t'i tejkalosh vështirësitë që ke në jetën e përditshme).

- Shikon për vëmendjen tënde pa ndonjë arsye.

- Bëhet xheloze për ty.

- E ndan gëzimin dhe dhembjen (pikëllimin) e saj me ty, dhe

- Të bezdisë duke të thënë haje këtë dhe atë, bëje këtë dhe atë, kjo do të thotë se AJO KUJDESET PËR TY.

Kur ajo ndalon së kujdesuri për ty, kjo është kur t'i duhet të jesh i shqetësuar.

Transmetohet nga Abdullah Ibn Amër El-Asi, radiallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Kjo botë nuk është asgjë tjetër përveç një përjetim i shkurtër, ndërsa gëzimi më i madh në të është një grua e mirë.''1

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Transmeton Muslimi, 10/56.