Sunday, June 30, 2013

Shejh Muhamed Arifi, thotë: ''Ndoshta vetëm një buzëqeshje ndaj një të varfëri do t'ju ngritë shkallët tek Allahu.'' (استمتع بحياتك).

Përktheu: Jetmir Jakupi

Burimi: www.arefe.com

Saturday, June 29, 2013

Një grua e devotshme e trajton bashkëshortin e saj sikur një mbret, e do atë sikur një princ, por...

Një grua e devotshme e trajton bashkëshortin e saj sikur një mbret, e do atë sikur një princ, por...
Ajo vazhdimisht ia përkujton atij se ai është një rob i Allahut, subhanehu ue teala.

Transmetohet nga Abdullah Ibn Amër El-Asi, radiallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Kjo botë nuk është asgjë tjetër përveç një përjetim i shkurtër, ndërsa gëzimi më i madh në të është një grua e mirë.''1

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Transmeton Muslimi, 10/56.

Friday, June 28, 2013

Neve na mjafton Allahu subhanehu ue teala, Ai është Mbrojtësi më i mirë

Mos u bëjë merak vëlla/motër e nderuar, nëse të gjithë të braktisin.
Mos u bëjë merak nëse ndihesh i/e vetmuar dhe ke frikë.
Dije, neve na mjafton Allahu subhanehu ue teala, i Cili është Mbrojtësi më i mirë.

''Neve na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtësi më i mirë.''1

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

1. Ali Imran, 173.
Martesa e vajzës beqare të rritur në moshë, bëhet me pëlqim dhe pajtim të saj

Shejh Salih El Feuzan, Allahu e ruajtë, thotë: ''Përsa i përket vajzës beqare të rritur në moshë, martesa bëhet me pëlqimin e saj, dhe leja (pëlqimi) i saj është heshtja.
Siç ka ardhur në hadithin e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem: ''Nuk martohet beqarja derisa të merret leje prej saj. Thanë: ''O i Dërguari i Allahut, si është leja e saj?
I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, tha: ''Që të heshtë.''1

Duhet patjetër t'i merret leje asaj edhe nëse është babai ai që e marton atë. Ky është mendimi më i saktë prej dy mendimeve të dijetarëve.
Ka thënë Shejh Ibn Kajjimi: ''Ky është mendimi i shumicës së të parëve, po kështu i medh'hebit të Ebu Hanifes, Ahmedit, në një prej transmetimeve të tij.
Ky është mendimi të cilit i besojmë duke iu bindur Allahut, i cili është në pajtim me gjykimin e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem, urdhërit të tij si dhe ndalesës së tij dhe nuk i përmbahemi asnjë tjetri.''2

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Gruaja nuk mund të martohet nga askush, përveçse me lejen e saj, siç ka urdhëruar i Dërguari, salallahu alejhi ue selem: ''Në qoftëse ajo e urren këtë lidhje (martesë), nuk detyrohet përveç gruas së vogël beqare të cilin e marton i ati pa i marrë leje.
Kurse për atë që është vejushë e madhe nuk lejohet martesa e saj pa i kërkuar leje, qoftë ky babai apo ndonjë tjetër sipas ixhmasë (konsenzusit) të muslimanëve për këtë çështje.
Po kështu për beqaren e madhe, nuk ka të drejtë përveç gjyshit dhe babait për ta martuar atë pa lejen e saj sipas ixhmasë (konsensusit) së muslimanëve.
Përsa i përket babait dhe gjyshit, duhet që këta t'i marrin leje pasi dijetarët kanë rënë në kundërshtim për qënien vaxhib apo sunet për t'i marrë leje asaj për martesë, dhe mendimi më i saktë konsiderohet ai i cili e bën detyrë të kërkuarit leje prej saj për martesë.
Përgjegjësi i femrës ka obligim që t'i frikësohet Allahut, subhanehu ue teala, për atë me të cilin po marton këtë femër. Ai duhet të shikojë mirë nëse ky burrë është i përshtatshëm apo jo duke qenë se ai po e marton atë për të mirën e saj dhe jo për interesat e tij.''3

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
2. ''El Hedju'', vëll.5, fq.493.
3. ''Mexhmu Fetaua'', vëll.32, fq.39-40.

Thursday, June 27, 2013

Me çka më ke parakaluar në Xhennet?

Transmetohet se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, në një rast Bilalin, radiallahu anhu, e kishte pyetur: ''O Bilal, me çka më ke parakaluar në Xhennet? Kam hyrë në Xhennet, e kam ndëgjuar zhurmën e
nallaneve tua para meje.''

Bilali, radiallahu anhu, i është përgjigjur: ''O i Dërguari i Allahut, asnjëherë nuk e kam thirrë ezanin e që pas tij nuk i kam falur dy rekate namaz dhe asnjëherë nuk jam pastruar e që me atë abdest nuk kam falur atë që më është urdhëruar ta falë.
Kam vlerësuar se për çdo rast duhet t'i drejtohem Allahut me dy rekate namaz.''

I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, i tha: ''Ato dy rekate janë shkak i ngritjes tënde aq afër tek Allahu i Madhëruar.''1

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Transmetojnë Tirmidhiu, nr.3844 dhe Ahmedi, nr.22658. Shih: ''El-Mishkatu'', nr.132; ''Et-tergibu uet-terhib'', nr.1017; ''El-xhamiu sagir'', nr.3372.

Wednesday, June 26, 2013

Mos pretendo të jesh dikush tjetër, përveç atij që je!

Dejvidi dhe Uillsoni kishin humbur në shkretëtirë... ata po vdisnin nga etja kur ata erdhën në një oazë, dhe aty ishte një xhami.

Dejvidi i thotë Uillsonit: ''Shiko atje është një xhami, le të pretendojmë se jemi musliman, përndryshe nuk do të marrim (nuk do të na japin) as ushqim e as ujë... Unë do të quajë veten time Ahmed.

Uillsoni refuzoi të ndryshojë emrin e tij dhe tha: ''Emri im është Uillson dhe unë asnjëherë nuk do të pretendojë të jem dikush tjetër përveç atij që jam!''

Imami i xhamisë i priti ata të dy shumë mirë dhe i pyeti për emrat e tyre...

Dejvidi tha: Unë jam Ahmedi.

Uillsoni tha: Unë jam Uillsoni.

Imami u kthye ka ndihmësit e tij dhe ju tha: ''Sjellni ca ushqim vetëm për Uillsonin.''

Dhe atëherë Imami u kthye në drejtim të Dejvidit dhe i tha: ''Ramadan Mubarak (Ramazani i Bekuar – Urime muajin e Ramazanit) vëlla Ahmed!''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, June 25, 2013

I dashur burrë i ardhshëm!!

Ti nuk duhet të vozisësh ndonjë BMW ose Mercedez ose Skajllajn që të jesh i mrekullueshëm.

Bëhu një imam në namaze. Kështu unë e definojë të jesh i mrekullueshëm.

Ti nuk duhet të kesh një zë të mirë dhe të më qetësosh me këngë të këndshme.

Recitoje Kelamullahin (Fjalën e Allahut), Kur'anin Kerim. Kështu do të shkrihem.

Ti nuk duhet të jesh i pasur që unë të të dua ty.

Të lutem të kesh një zemër të këndshme. Kjo është më se e mjaftueshme për mua dhe për prindërit e mi gjithashtu.

Askush nuk është i përkryer. Ti je askushi. Kështuqë, vetëm bëhu një burrë i cili është rob i Allahut subhanehu ue teala? I tillë çfarë edhe i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, na ka këshilluar që të martohemi me të...

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thene: ''Nëse kërkon të fejohet dikush të cilit ia pëlqeni fenë dhe moralin, martojeni, se në të kundërtën do të jetë sprovë në tokë dhe telash i madh.''1

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

1. Transmeton Tirmidhiu.

Ne nuk themi sikur Xhehmitë, se Allahu është këtu në tokë!

Ali Ibn El Hasan Shekiku, e kishte pyetur imam Abdullah Ibn Mubarekun, Allahu e mëshiroftë: ''Si duhet të besojmë ne në Zotin tonë?''
Imam Abdullah Ibn Mubareku, Allahu e mëshiroftë, i tha: ''Duke besuar se Ai është lartë shtatë qiejve, mbi Arshin e Tij.
Ne nuk themi sikur Xhehmitë që thonë, se Ai është këtu në tokë!''

Burimi: ''Sijer Alam El-Nubela.''

Përktheu: Jetmir Jakupi


Pse më trajton aq mirë mua?

Gruaja: Pse më trajton aq mirë mua?

Burri: ''Më të mirët prej jush janë ata që janë më të mirët për gratë e veta.''1

Gruaja: SubhanAllah! Sepse, t'i asnjëherë nuk sillesh keq me mua.

Burri: ''Askush nuk e trajton një grua keq vetëmse një i lig.''

Gruaja: Uau! Ti kalon më shumë kohë në mua se sa në tjera gjëra.

Burri: ''Martesa është gjysma e dinit.''2

Gruaja: Vërtetë? Ti je edhe i lehtë (i butë) me mua gjithashtu.

Burri: ''Gruaja është sikur briri (i lakuar): nëse mundohesh ta drejtosh atë, do ta thyesh, dhe nëse do të përfitosh, do të kesh të mira prej tij edhe pse është i lakuar.''3

Gruaja: MashaAllah! A përgjigjesh në çdo gjë me hadith?

Burri: Nejse, nuk mundem tash (të të përgjigjem me hadith) :).

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

1. Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
2. Transmeton Bejhekiu.
3. Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.