Thursday, March 30, 2017

Pse u përçamë!


Pse u përçamë!

Është një gjë që i mundon shumë prej pasuesve të Sunnetit.
Përçarja që ndodhi mes atyre të cilët pretendonin se janë Pasues të Sunnetit ku sot ata janë të ndarë në shumë grupe, ku secila palë e respekton vetëm grupën e tyre, vetëm Hoxhën e tyre. Ku secili grup hoxhallarët e tyre i konsideron për 'Dijetarë', për 'Shejha', si më të dijshmit në trojet tona, ndërsa të gjithë të tjerët që dallojnë me grupën e tyre - sipas tyre janë të devijuar!

Disa prej tyre krenohen me numrin e madh të grupës së tyre duke menduar kështu se haku njihet në numra (edhe pse kjo nuk është e vërtetë), e të tjerë që krenohen me emra (se pasojnë filan e halan Hoxhën). Të tjerë që janë të gatshëm ta konsiderojnë bidatçi secilin që nuk pajtohet me ta qoftë edhe për një mendim të vetëm, apo të tjerë që kartonin e kuq e mbajne të gatshëm që të përjashtojnë nga feja secilin që nuk pajtohet me ta.

E vërteta është se pjesa më e madhe e tyre u përçanë sepse lakmuan në pozita, lakmuan në pasuri e në të mirat e kësaj dunjaje.
U përçanë për shkak të këtyre dy gjërave (pozitës dhe pasurisë) e i ndryshuan pothuajse të gjitha qëndrimet që kishin më herët. U bën edhe më keq se ata që deri dje i kritikonin.
Ata sot vetë janë bërë vegla talljeje e nënçmimi nga ana e pasuesve të bidateve. Pasuesit e bidateve sot çuditen me ta, me ndryshimin e tyre e tallen me gjendjen e tyre.

''Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kur'anin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër.''1

Allahu subhanehu ue teala i faltë dhe ua mundësoftë që t'i kthehen rrugës së drejtë.

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

1. Ali Imran, 103.

Monday, March 6, 2017

Nuk ka nevojë për shumë filozofi


Disa hoxhallarë po të merreshin me politikë do ua merrnin bukën shumë politikanëve, pasiqë siç thotë një fjalë e urtë popullore disa dijnë shumë mirë 'me ta sill e me ta pshtill', ndërsa feja Islame është e qartë dhe nuk ka nevojë për shumë filozofi.

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

Wednesday, March 1, 2017

Kjo vetëmse po ripërsëritet edhe në kohën tonë


Kryesi e Bashkësisë Islame që lejon Rafiditë (Shijat) lirshëm të bëjnë davet (thirrje në fenë e tyre), që lirshëm të shajnë sahabët e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem dhe dijetarët sunni.
Që i pranon dervishat dhe ua legalizon adhurimin e tyre nëpër tyrbe. Që i shkon për qejfi çdo jobesimtari dhe që qëllim final ka burgosjen e hoxhallarëve që flasin kundër këtyre dukurive joislame.

Ka qenë praktikë e grupacioneve të devijuara që çdoherë kur kanë qenë nëpër pozita të larta meqë nuk kanë mundur ndryshe të përballen me kundërshtarët e tyre, i kanë mbyllur nëpër burgje apo kanë kontribuar në këtë drejtim. Kjo vetëmse po ripërsëritet edhe në kohën tonë.

Allahu subhanehu ue teala, iu ndihmoftë muslimanëve dhe i ruajtë nga grackat e këtyre zullumqarëve dhe të burgosurit i liroftë nga burgu.

Shkruar nga: Jetmir Jakupi