Monday, February 27, 2017

Dhe ky bën tekfir!


''Në shumë çështje, për ata që nuk i dijnë punimet e (Shejhul Islam) Ibn Tejmijes, ai (Shejhul Islami) flet për çështje të cilat (atij që nuk i di të gjitha punimet e Shejhul Islamit) i duken se janë kontradiktore.
E sheh ndonjë i cili kurrë nuk ka hapur (lexuar) një vëllim të fetuave të Ibn Tejmijes, i cili kurrë nuk e ka lexuar prej fillimit deri në fund e lëre më ta studiojë atë, në fakt ai as nuk e di (nuk e flet) gjuhën në të cilën është shkruar libri i fetuave në mënyrë që ta lexojë atë, nxjerrë nga ky libër ndonjë fragment nga një përkthim i dorës së dytë dhe të tretë dhe bën tekfir gjithë Ummetin!''

Shejh Ahmed Musa Xhibril

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Këtu Shejhu ka për qëllim hauarixhët e kohës sonë të cilët veprojnë vetëm me copy/past me fetuatë e Shejhul Islam Ibn Tejmijes dhe Shejh Muhamed Ibn Abdulvehabit dhe nxënësve të tij, dhe bëjnë tekfir pa i kuptuar mirë ato tekste që shpeshherë duken se janë kontradiktore.

Sunday, February 26, 2017

Mos u bëjë i tillë!


Mos u bëjë i tillë që vetëm atëherë kur ke ndonjë nevojë apo interes tëndin t'i trokasësh në derë dikujt.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, February 25, 2017

Gulatët dhe Murxhiat


Gulatët (tepruesit në tekfir), e akuzojnë secilin që respekton Shejh Ibn Bazin, Shejh Ibn Uthejminin dhe Shejh Albanin, Allahu i mëshiroftë duke iu thënë se ju po i adhuroni ata, ndërsa Murxhiat atë person i cili nuk pajtohet në ndonjë çështje me këta dijetarë e konsiderojnë të humbur e të devijuar.
E vërteta është se secilit i merret dhe i lihet fjala përveç të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem, dhe respekti ndaj ulemave është prej fesë, e jo siç mendojnë injorantët se vepra e tillë është ''adhurim'' i tyre.

''Dijetarët janë trashëgimtarë të Profetëve..''1

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

1. Transmeton Ebu Davudi, nr.3641 nga Ebu Derda, radiallahu anhu, nga i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem. Hadithi është klasifikuar sahih nga Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë në ''Sahih Ebi Davud''.

Saturday, February 18, 2017

Nuk ka nevojë që në mes të rrugës 't'ia shprehësh dashurinë' bashkëshortit/bashkëshortës tënde


Nuk ka nevojë që në mes të rrugës 't'ia shprehësh dashurinë' bashkëshortit/bashkëshortës tënde

Transmetohet se Omer Ibn Hattabi radiallahu anhu e kishte qortuar shumë një person i cili fliste në mes të rrugës me gruan e tij në prezencë të të tjerëve.
A thua si do të ishte reagimi i tij po t'i shihte muslimanët se si në mënyrë të pahijshme sillen me gratë e tyre në mes të rrugës, duke u përqafuar e përkëdhelur e kështu me rradhë në prezencë të të tjerëve?!
Aq më shumë kur veprat e tilla bëhen sot edhe nga ata që pretendojnë se janë Pasues të Sunnetit!

Sikurse thoshte një i moshuar: ''Edhe ne i kemi dashur gratë tona, kemi krijuar familje me to, mirëpo këto vepra nuk ka nevojë që të publikohen e t'i merr vesh e gjithë bota.
Nuk ka nevojë që në mes të rrugës 't'ia shprehësh dashurinë' bashkëshortit/bashkëshortës tënde.''

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

Monday, February 6, 2017