Wednesday, July 29, 2015
Ata janë duke folur keq për ty!
Ata janë duke folur keq për ty!
Një njeri i kishte thënë Amr Ibn Ubejdit: ''Më vjen keq për ty, nga ajo që njerëzit janë duke thënë për ty.''
Kështu që ai (Amr Ibn Ubejdi) i tha atij: ''A më ndëgjon mua duke thënë ndonjë gjë rreth tyre?''
Njeriu tha: ''Jo.''
Ai (Amr Ibn Ubejdi) tha: ''Atëherë për ata duhet të ndihesh keq (e jo për mua).''
Burimi: ''Tarih El-Bagdad'', 8/450; ''Buhxhat El-Mexhelis'', 1/87.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Tuesday, July 28, 2015
O tiran të fuqishëm, çfarë keni ndërmend të bëni kur peshoret të jenë vendosur në Ditën e Gjykimit?
O tiran të fuqishëm, çfarë keni ndërmend të bëni kur peshoret të jenë vendosur në Ditën e Gjykimit?
Imam Ebu Amr El-Euzaiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Sulejmani, alejhi selam, ka thënë: ''O tiran të fuqishëm, çfarë keni ndërmend të bëni kur ta shihni El-Xhabarin (Allahun, të Gjithëfuqishmin)?
O tiran të fuqishëm, çfarë keni ndërmend të bëni kur peshoret të jenë vendosur për Gjykimin përfundimtar?''
Burimi: ''Hilje El-Evlija'', 6/141.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Sunday, July 26, 2015
Jexhuxhët dhe Mexhuxhët a janë Musliman?
Jexhuxhët dhe Mexhuxhët a janë Musliman?
El-Mervezi ka thënë: ''Imam Ahmed (Ibn Hanbeli) njëherë është pyetur në lidhje me Jexhuxhët dhe Mexhuxhët, se a janë ata Musliman?
Kështu që ai i tha pyetësit: ''A e ke arritur (dhe zotëruar) vendosmërisht (gjithë) diturinë (tjetër që të fillosh) të pyesësh në lidhje me këtë gjë?''1
Burimi: ''Edeb Esh-Sherijah'', 2/72.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Do të thotë, a i ke mësuar dhe zotëruar të gjitha çështjet tjera në lidhje me fenë, e që të ka mbetur vetëm kjo gjë pa e ditur?!
Qëllimi i Imam Ahmedit është se ka pyetje të cilat duhet muslimani t'ua dijë përgjigjet patjetër, dhe të tjera të cilat edhe nuk ka nevojë të dihen, pra edhe nëse nuk i dijmë, nuk do dëmtohemi ngase Allahu subhanehu ue teala, nuk do të na pyesë për to, sikurse është rasti me këtë pyetje që i është parashtruar Imam Ahmedit, Allahu e mëshiroftë. (Shpjegim i Përkthyesit).
Thursday, July 23, 2015
Bashkimi me kufarët kundër muslimanëve është kufër
Bashkimi me kufarët kundër muslimanëve është kufër
Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: قال شيخ الإسلام ابن تيمية رحمه الله: وإذا كان السلف قد سموا مانعي الزكاة مرتدين – مع كونهم يصومون ويصلون ولم يكونوا يقاتلون جماعة المسلمين ، فكيف بمن صار مع أعداء الله ورسوله قاتلاً للمسلمين
''Nëse Selefët i kanë quajtur ''Murteda'' (felëshues) ata që kanë refuzuar (të paguajnë) Zekatin, pavarësisht faktit se ata agjëronin dhe faleshin, dhe ata nuk luftonin ndonjë grup të Muslimanëve, kështu që çfarë në lidhje me ata të cilët iu bashkohen rradhëve të armiqëve të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, që të vrasin (luftojnë) Muslimanët!''1
Burimi: ''Mexhmu El-Fetaua'', 28/539.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Pra, kush ju ndihmon kafirave kundër muslimanëve, është jobesimtarë si ata. (Shpjegim i Përkthyesit).
Wednesday, July 22, 2015
Njeriu i mençur i merr vetë vendimet e tij, ndërsa injoranti ndjek opinionin publik
''Njeriu i mençur i merr vetë vendimet e tij, ndërsa injoranti ndjek opinionin publik.''
Përktheu: Jetmir Jakupi
Tuesday, July 21, 2015
Dhënia e emrave të pakëndshëm ndaj hakut dhe njerëzve të tij është rrugë e bidatçive
Dhënia e emrave të pakëndshëm ndaj hakut dhe njerëzve të tij është rrugë e bidatçive
Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Dhënia e emrave të pakëndshëm ndaj hakut (të vërtetës) dhe njerëzve të tij, në mënyrë që të shpërndajë (largojë) masën, është rruga e çdo bidatçiu.''1
Burimi: ''Es-Seueik El-Murseleh'', fq.341.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Pra, sulmi dhe dhënia e emrave të pakëndshëm ndaj hakut dhe njerëzve që e pasojnë hakun, me qëllim që të largojnë muslimanët nga e vërteta dhe nga njerëzit që e pasojnë atë, është vepër e bidatçive.
Sikurse është bërë zakon kohëve të fundit me të madhe nga bidatçitë të cilët e sulmojnë Ehli Sunnetin me emra të tillë si ''Vehabi'', ''Tejmist'' e kështu me rradhë. (Shpjegim i Përkthyesit).
Monday, July 20, 2015
Në këto ditë kjo është bërë shumë e zakonshme!
Në këto ditë kjo është bërë shumë e zakonshme!
وقد شاع في هذا العصر أن كثيراً من المنتسبين إلى العلم والدعوة إلى الخير يقعون في أعراض كثير من إخوانهم الدعاة المشهورين ، ويتكلمون في أعراض طلبة العلم والدعاة والمحاضرين . يفعلون ذلك سراً في مجالسهم . وربما سجلوه في أشرطة تنشر على الناس ، وقد يفعلونه علانية في محاضرات عامة في المساجد ، وهذا المسلك مخالف لما أمر الله به ورسوله من جهات عديدة
Shejh Ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Në këto ditë është bërë shumë e zakonshme që njerëzit të cilët pretendojnë të kenë dituri dhe se i thërrasin njerëzit në të mirë, i përgojojnë (sulmojnë) shumë nga vëllezërit e tyre nga mesi i davetxhive (thirrësve) të njohur, dhe ata flasin (keq) në lidhje me kërkuesit e diturisë, davetxhitë dhe ligjeruesit.
Ata veprojnë kështu në fshehtësi në tubimet e tyre, por ato mund të regjistrohen në kaseta të cilat janë të shpërndara në mesin e njerëzve, dhe ata mund që haptazi të bëjnë këtë (vepër) në ligjerata publike në xhami.
Kjo sjellje është në kundërshtim me urdhërat e Allahut dhe të Dërguarit të Tij në disa mënyra.''
Burimi: ''Mexhmu Fetaua ue Mekalat Mutenevie li Semahat El-Shejh Abdul Aziz Ibn Abdullah Ibn Baz, rahimehullah'', vëll.7, fq.311.
Përktheu: Jetmir Jakupi
O Allah, më mundëso mua që të shoh Hakun si Hak dhe më jep aftësinë që të pasojë atë
''O Allah! Më mundëso mua që të shoh Hakun (të vërtetën) si Hak dhe më jep aftësinë që të pasojë atë.
Dhe më mundëso që të shoh Batilin (të kotën, të pavërtetën) si të kotë dhe më jep aftësinë që të përmbahem (shmangem) nga ajo.''
Burimi: ''Tefsir Ibn Kethir'', vëll.1, fq.292, ajeti 213.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Sunday, July 19, 2015
Ku është dashuria këtu, o vëlla i Shejtanit?
Ku është dashuria këtu, o vëlla i Shejtanit?
Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''A i do armiqtë e Allahut dhe ende pretendon se e do Atë? Kjo nuk është e mundur!
Dhe gjithashtu përpiqesh shumë që t'i kundërshtosh ata që Ai i do! Ku është dashuria, o vëlla i Shejtanit?''1
Burimi: ''El-Kafijet Esh-Shafije''.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''Nuk gjen njerëz, që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, që të ushqejnë dashuri ndaj atyre, të cilët kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e tij, edhe në qofshin ata baballarët e tyre ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre.'' (El-Muxhadeleh, 22).
Dhe thotë: ''O besimtarë, mos i bëni miq armiqtë e Mi dhe tuajët, duke u shprehur atyre dashuri, ndërkohë që ata kanë mohuar të vërtetën.'' (El-Mumtehineh. 1). (Shpjegim i Përkthyesit).
Saturday, July 18, 2015
Shumë njerëz kanë të njëjtin teprim ndaj hoxhallarëve të tyre, sikurse Shijat që e kanë ndaj Imamëve të tyre
Shumë njerëz kanë të njëjtin teprim ndaj hoxhallarëve të tyre, sikurse Shijat që e kanë ndaj Imamëve të tyre
Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Dhe shumë njerëz kanë të njëjtin ekstremizëm (teprim) ndaj Shujukve (dijetarëve/hoxhallarëve) të tyre, sikurse Shijat që e kanë ndaj Imamëve të tyre.''
Burimi: ''Minhexh Es-Sunneh En-Nebeuije'', 6/430.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Dhe mos i konsidero kafira ata të cilët falen, edhe nëse ata bëjnë gjynahe
Dhe mos i konsidero kafira ata të cilët falen, edhe nëse ata bëjnë gjynahe
Imam Ebu Bekr Ibn Ebi Davud Es-Sixhistani (ka vdekur më 316 H) Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Dhe mos bëjë tekfir (mos i konsidero jobesimtarë) ata të cilët falen, edhe nëse ata bëjnë gjynahe.
Meqenëse të gjithë ata bëjnë gjynahe, ndërsa Pronari i Arshit falë dhe mëshiron.''1
Burimi: ''Poema Ha'ije'', 26.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Pra, të mos bëhet tekfir mbi ata të cilët falin namazin dhe kryejnë obligimet tjera fetare, e të cilët bëjnë edhe gjynahe. Përderisa nuk kanë vepra që e përjashtojnë njeriun nga feja. (Shpjegim i Përkthyesit).
Tuesday, July 7, 2015
Dhe mos u bëjë Murxhi, një i cili luan lojëra me fenë e tij!
Dhe mos u bëjë Murxhi, një i cili luan lojëra me fenë e tij!
Imam Ebu Bekr Ibn Ebi Davud Es-Sixhistani (ka vdekur më 316 H) Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Dhe mos u bëjë Murxhi, një i cili luan lojëra me fenë e tij. Sigurisht (padyshim), Murxhiu është duke u tallur në lidhje me fenë (domethënë nuk e merr fenë seriozisht).''
Burimi: ''Poema Ha'ije'', 28.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Thursday, July 2, 2015
Nëse dikush pendohet, gjynahu është hequr...
Nëse dikush pendohet, gjynahu është hequr...
Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nëse dikush pendohet (sinqerisht), gjynahu është hequr (fshirë) dhe gjithashtu edhe dënimet dhe pasojat e tij.''
Burimi: ''Sherh El-Umdeh'', vëll.4, fq.39.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Subscribe to:
Posts (Atom)