Monday, February 1, 2016

Për Hauarixhët dijetarët janë xhahila të cilët nuk kanë ndonjë vlerë


Për Hauarixhët dijetarët janë xhahila të cilët nuk kanë ndonjë vlerë

Në librin ''El-Hauarixh Evelul-Firak fi Tarihul-Islam'', thuhet: ''Ata nuk besojnë se njerëzit e dijes (dijetarët/hoxhallarët) dhe të virtyteve mbajnë një pozitë të veçantë. Ata përceptuan se ata ishin më të ditur se Ali Ibn Ebi Talibi, Ibn Abasi dhe pjesa tjetër e Sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata.''

Imam Abdurrahman Ibnul Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Unë nuk jam i befasuar në sigurinë e tyre në lidhje me diturinë e tyre, e as me bindjen e tyre se ata ishin më të ditur se Aliu radiallahu anhu.''

Në librin ''El-Mustedrek'', thuhet: ''Hauarixhët janë të njohur në lidhje me atë se ua ulin vlerat dijetarëve ashtu siç ata vepruan me Ibn Abasin (radiallahu anhu) në lidhje me veshjen e tij kur ai i këshilloi ata.''

Burimi: ''El-Hauarixh Evelul-Firak fi Tarihul-Islam'', 38; ''Telbis Iblis''; ''El-Mustedrek'', 2713.

Përktheu: Jetmir Jakupi

No comments:

Post a Comment