Sunday, February 14, 2016

Kjo nuk është foleja jote, kështu që qarkullo - Mos fol për çështje të cilat nuk të takojnë ty


Kjo nuk është foleja jote, kështu që qarkullo - Mos fol për çështje të cilat nuk të takojnë ty

Transmetohet se Imam Ebu El-Fadl El-Mejdeni, Allahu e mëshiroftë, atyre të cilët flasin në lidhje me fenë për çështje që nuk ju përket atyre, ka thënë: ''Kjo nuk është foleja jote, kështu që lëviz para (qarkullo).''1

Që do të thotë kjo çështje nuk është që të përket (të takon) ty që t'i të flasësh për të, kështu që lëre atë.
Kjo thënie është dhënë si një shembull për atë i cili e ngrit veten e tij mbi gradën e tij - pra i cili e konsideron veten më të lart në dituri se sa që është dhe që ndërhyn apo flet në lidhje me çështjet e fesë që nuk i takojnë atij që të flasë për to, por për të cilat egzistojnë dijetarët kompetent.

Burimi: ''Mexhme El-Emthel'', nga Imam Ebu El-Fadl El-Mejdeni, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

No comments:

Post a Comment