Saturday, February 13, 2016

Nëse pasuesi i Muhamedit alejhi selam është një Vehabi, atëherë unë e pohojë se jam Vehabi


Nëse pasuesi i Muhamedit alejhi selam është një Vehabi, atëherë unë e pohojë se jam Vehabi

Shejh Muhamed Xhemil Zejno, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Shumë kohë më parë ata e akuzuan (Imam) Shafiun se është Rafidi (Shija) dhe ai i përgënjeshtroj ata duke ju thënë: ''Nëse të jesh një Rafidi do të thotë të duash familjen e Muhamedit, atëherë të dy racat (e njerëzimit dhe xhinnëve) le të dëshmojnë se unë jam një Rafidi.''
Ne i përgënjeshtrojmë (refuzojmë) pretendimet e atyre të cilët na akuzojnë neve se jemi Vehabi duke cituar fjalët e Shejh Mullah Imranit, i cili ishte një Shija por Allahu e udhëzoi atë në Sunnet. Ai tha:

''Nëse pasuesi i Ahmedit (Profetit - Muhamedit salallahu alejhi ue selem) është një Vehabi, atëherë unë e pohojë se jam një Vehabi.
Unë refuzojë që t'i shoqëroj Allahut dikë tjetër (në adhurim), sepse unë nuk kam një Zot tjetër përveç të Vetmit, Dhuruesit (El-Vehab).Ata të cilët u thirrën nga Profeti e akuzuan atë se ka qenë magjistarë dhe gënjeshtarë.''1

Burimi: ''Minhexh El-Firkat El-Naxhijeh'', fq.143.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Kur e akuzuan padrejtësisht të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem dhe sahabët e tij Allahu qoftë i kënaqur me ta, atëherë nuk duhet të çuditemi që i akuzojnë edhe pasuesit e tyre. (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment