Friday, February 12, 2016

Nëse e shihni një njeri që vazhdimisht debaton, dijeni se ai ka për qëllim të shitet si 'Dijetar i madh'


Nëse e shihni një njeri që vazhdimisht debaton, dijeni se ai ka për qëllim të shitet si 'Dijetar i madh'

Imam Kasim El-Xhui, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nëse e sheh një njeri duke debatuar, atëherë (dije se) ai është që e do udhëheqjen.''1

Imam Is'hak Ibn Isa, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''E kam ndëgjuar Imam Malikun duke e kritikuar argumentimin (debatimin) në fe, duke thënë: ''Sa herë që dikush vjen (me pretendimin, sh.p.) se kush mund të argumentojë (debatojë) më mirë se një tjetër, ai do që ne të braktisim atë që Xhibrili ia solli Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), (për shkak të argumenteve të tij).''

Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'' 12/79,  nga Imam Dhehebiu dhe ''Sheref As'hab El-Hadith'', 5, nga Imam Hatib El-Bagdadi, Allahu i mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Nga shpjegimet e dijetarëve, tregohet se i tilli dëshiron që të jetë udhëheqës i të tjerëve, ta njohin të tjerët si njeri i ditur, shitet (hiqet) si 'dijetar i madh' i cili gjoja ka shumë dituri. I tilli vazhdimisht kyçet në debate duke i nënçmuar kundërshtarët e tij në mënyrën më të ulët të mundshme, dhe vazhdimisht hap tema të cilat ngjallin debate - dhe të gjitha këto i bën me pretendimin se e mbron fenë, se i thërret njerëzit në Islam, 'në teuhid' e kështu me rradhë.
Kanë thënë dijetarët e Ehli Sunnetit, se personat e tillë janë injorantët më të mëdhenjë. (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment