Sunday, April 24, 2016

Shumë kritika janë bërë në Imam Ebu Hanifen dhe në Shejhul Islam Ibn Tejmijen që ishin të gabuara


Shumë kritika janë bërë në Imam Ebu Hanifen dhe në Shejhul Islam Ibn Tejmijen që ishin të gabuara

Imam Muri Ibn Jusuf El-Hanbeli (ka vdekur më 1032 H), ka thënë: ''Shumë kritika janë bërë në (Imam) Ebu Hanifen, Allahu e mëshiroftë, aq shumë sa që është parë në ëndërr. Ai është pyetur: ''Çfarë bëri Allahu me ty?''
Ai tha: ''Allahu më ka falur mua për shkak të asaj që njerëzit kanë thënë në lidhje me mua, ato (gjëra të pavërteta) të cilat nuk ishin në mua.''
Shejhul Islam Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë, i janë bërë padrejtësi dhe është sprovuar, (disa) njerëz kanë folur keq për të dhe i kanë atribuar atij bidate dhe texhsim, më saktë ai është i pastër nga këto akuza.''1

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra e kanë akuzuar Shejhul Islam Ibn Tejmijen, se gjoja ai ka pretenduar se Allahu subhanehu ue teala ka trup, e që kjo është gënjeshtër. (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment